'S'jemi ende ku duhet, por më gëzojnë 3 pikët!' Kolela pas ndeshjes me Kukësin, flet edhe dobi: S'kuadra ende pa karakter

20 Shtator 2022, 10:53| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 14:01

  • Share

Pushimi për shkak të kombëtareve e gjen Partizanin në vendin e parë, pasi të kuqtë u rikthyen te fitoret në Superligë duke mposhtur Kukësin 1-2. Pas 5 javësh ‘demat’ janë në kuotën e 12 pikëve, falë golave të Tedi Carës fillimisht dhe më pas Eneo Bitrit.

“Mund të ketë 10 ndeshje si kjo, kaq të vështira dhe kaq të bukura, por nëse nuk ke vëmendjen e duhur mund të humbasësh. Kemi një skuadër që nuk është eksperte, por jam i kënaqur me fitoren,”-u shpreh Giovanni Colella, trajner i Partizanit.

Ndërkohë për trajnerin e Kukësit Enkeleid Dobi kjo ishte ndeshja debutuese, që i ka lënë përshtypje aspak pozitive.

“Nuk jemi akoma akoma kompakt si ekip dhe s’kemi dinjitet. Kjo më shqetëson dhe duhet ta rregullojmë. Duhet të tregojmë kompakësi, dinjitet dhe më shumë karakter,”-deklaroi Enkeleid Dobi, trajner i Kukësit.

Në sfidën e fundit të javës së pestë, Kukësi-Partizan,i pati edhe një incident të rëndë, pasi futbollisti i Partizanit Tedi Cara u godit me një shishe uji me akull pasi realizoi golin që zhbllokoi shifrat. Sulmuesi la fushën menjëherë dhe iu drejtua spitalit ku mori 7 të qepura në fytyrë, por fatmirësisht goditja nuk i lëndoi syrin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?