Jozefina Topalli

'S'jemi terrorist'/ Topalli e indinjuar: Dikur ishim ne shqiptarët, sa shpejt harrojmë! Si nuk flet askush për krizën e refugjatëve

19 Shtator 2020, 15:01| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 15:06

  • Share

TIRANË- Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur se është shumë e indinjuar me heshtjen e shtetit përballë krizës së refugjatëve.

Teksa përditë kapen emigrantë të paligjshëm që përdorin Shqipërinë si vend tranzit, askush nuk ka asnjë reagim, edhe pse një gjë të tillë e kanë përjetuar vetë shqiptarët. Për Topallin, shteti shqiptar duhet t'ua lehtësojë dramën atyre.

“Nuk dua as para as ushqim. Vajza nga Afganistani shperthen ne lot pasi kapet nga policia shqiptare. Nuk jemi terroriste!”

Dikur ishim ne shqiptaret... me sa duket ne harrojmë shpejt. Ata duhen ndihmuar, se fëmijët janë të pafajshëm. Janë dëshmitare të një tragjedie të paparë! Shteti shqiptar mund t'ia lehtësojë dramën...Po si nuk flet asnjë as për këtë krize të refugjateve..?!!!!", shkruan Topalli, reagim i cili vjen pas kapjes së 6 emigrantëve në Pogradec, 3 prej tyre fëmijët, ku një nga vajzat tha "Nuk dua as para as ushqim, nuk jemi terroristë".

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Astrit Capa: 19/09/2020 20:57

    Po moj HEROINE Po keto kane as zemer as shpirt asgje keto kur ia bejne sketerr jeten shqiptareve ato jane asgje edhe ti zonja hekurt I mungon shqiperise

    Përgjigju
  • DAJ CENI: 19/09/2020 15:46

    Bravo Jozefine Ne jo vetem harojme shpejt por edhe jemi bere shume te ngushte nga shpirti. Haruam qe iknim me vapore me skafe nga mali me viza e pasaporta fallco dhe tani askush nuk thote nje fjale per ata fatkeqe qe i trajtojne si teroriste Shume gjynah . Hapni zemrat dhe jepini nje shans atyre fatkeqeve . Zoti do tja u shperbleje(per ata qe kane ne dore per te bere dicka te mire)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?