Gentian Gega, 45-vjeçari që prej të paktën 10 ditësh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçare në rrjetet sociale është arrestuar nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë policisë së Tiranës.
E reja pasi merrte vazhdimisht mesazhe të tipit "të dua, nuk jetoj dot pa ty", ka bërë kallëzim pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet.
Report Tv mëson se Gega, i martuar me fëmijë, punon si kameraman në një televizion në Tiranë, akuzohet për përndjekje. Të dy kanë pasur marrëdhënie sentimentale me njëri-tjetrin, por 45-vjeçari së fundmi është fiksuar pas saj.
Lajmi kryesor:
'S'jetoj dot pa ty!', arrestohet kameramani i një televizioni në Tiranë, përndiqte të renë online duke i hapur adresa false për ta denigruar (EMRI)
M.Q./ReportTv.al