Ish-banori i “Big Brother Vip”, Gent Hazizi, ka folur së fundmi rreth vendimit të ashpër të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët.
Genti u shpreh se Olta Gixhari ka qenë ajo që ka ‘instaluar dhunën’ në “Big Brother Vip”, por nuk është dënuar asnjëherë.
“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që sulmoi, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është penalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarf të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”, tha ai në Wake Up.
Kujtojmë se aktori Gent Hazizi ishte ndër banorët e parë që u eliminua, pas një debati që pati me Olta Gixharin. Të gjithë i kujtojmë përplasjet e forta mes dy kolegëve që sollën në shtëpi një klimë aspak miqësore që në ditët e para.
Po ik mo rob koti. Ti ishe me i urryeri aty ne shtepi . Dhe i neveritshem biles
Përgjigju