Sociale

S’ka blerës, boshatiset tregu industrial në Lezhë! Tregtarët: Ka ditë që kthehemi në shtëpi pa fituar asnjë lek! Mbyllen 30 biznese

10 Tetor, 15:51| Përditesimi: 10 Tetor, 16:41

  • Share

LEZHE- Tregu i vetem industrial i Lezhës është thuajse bosh. Gjatë vëzhgimit konstatuam disa qepenë të mbyllyr.  Tregtarët e mbetur ketu tregojnë se shpesh kalojnë ditë të tëra pa bërë asnjë shitje.

“Ka dite të tëra që nuk shesim asgjë. Njerëzit nuk kanë më mundësi të blejnë”

Sipas tyre, kriza ekonomike që ka prekur shumë familje, si dhe shpopullimi i qytetit vitet e fundit, kanë ndikuar drejtpërdrejt në mbylljen e dhjetëra dyqaneve.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë këtij viti janë mbyllur rreth 30 biznese në këtë treg. Përveç mungesës së fuqisë blerëse, një tjetër shqetësim serioz për tregtarët mbeten edhe kushtet skandaloze të tregut.

Në ditët me shi, uji depërton brenda ambienteve, duke dëmtuar mallrat e tregtarëve, të cilët megjithatë vijojnë të jenë taksapagues të rregullt.

Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve, në mënyrë që tregu i Lezhës të mos shkojë drejt shuarjes se plote.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?