Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

20 Prill, 13:11| Përditesimi: 20 Prill, 13:12

  • Share

Ylber Ramadani nuk është i gatshëm për Leçen në javën e 33-të të Serie A. Puljezët luajnë në udhëtim të dielën kundër Sassuolos në 12:30, me trajnerin e Leçes që ka konfirmuar se Ramadani nuk do jetë i gatshëm dhe shkak është lëndimi.

"Ramadani do të mungojë nesër, kemi zgjidhje të ndryshme në dispozicion, mund të qëndrojmë siç kemi qenë në ndeshjet e fundit ose të kalojmë në një mesfushë me tre lojtarë, mund të ndodhë brenda ndeshjes", tha Gotti në prag të duelit për mediet.

Ramadani është pika kyçe e mesit të fushës për Leçen e këtij sezoni, me yllin e Kombëtares që deri në këto momente ka luajtur në 30 takime dhe ka shënuar një gol.

Mungesa e tij pritet që të sjellë ndryshim në skemën e Leçes, e cila do luajë me tre lojtarë në mesin e fushës. I afruar në Serie A verën e 2023, 28-vjeçari ka krijuar menjëherë profilin e tij të lojës dhe është titullar i padiskutuar te Leçe.

Kujtojmë se te Sassuolo luajnë Bajrami dhe Kumbulla, ndërsa nga stoli për Leçen do e fillojë Medon Berisha.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?