Foto ilustruese

S’ka fonde për të gjithë fermerët! Raporti i Ministrisë: Më buxhetin që kemi mbulojmë vetëm 35% të kërkesave për naftë pa taksa

11 Qershor, 13:22
  • Share

Afro 71 mijë fermerë aplikuan për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2024, ku pesha më e madhe ishte për naftë pa taksa. Por jo të gjithë po marrin fonde, pasi buxheti i vënë në dispozicion për skemën është i pamjaftueshëm, fakt ky i pranuar nga vetë Ministria e Bujqësisë. Në raportin e monitorimit të buxhetit për 4-mujorin e parë të vitit, Ministria e Bujqësisë thotë se janë 15.597 aplikime për skemat kombëtare, në blegtori, bletari bimë aromatike apo inpute bujqësore. Fondi i kërkuar përmes aplikimeve përllogaritet në 3 miliardë e 571 milion lekë, nga 2 miliardë e 147 milion lekë që kjo skemë ka në dispozicion, pra me një mbulim për vetëm 60.1% të aplikimeve.

Mbulimi me buxhet është edhe më i ulët tek skema e naftës pa taksa. Nga 54.255 aplikime të bëra nga fermerët, fondi që kërkohet është 3 miliardë e 559 milionë lekë, ndërkohë që në buxhet për këtë skemë janë caktuar për naftën pa taksa vetëm 1.2 miliardë lekë. Pra fondet në dispozicion mbulojmë vetëm 35.2% të kërkesës. Fermerët këtë vit nuk po marrin naftë me kartë, por fondet ju kalojnë direkt në llogari bankare.

Vetëm për aplikimet për “Fermat organike”, për “Global Gap”, si dhe për “Grup fermerësh dhe SHBB”, fondi është alokuar në masën 100% të totalit të aplikimeve. Në dispozicion të Skemës Kombëtare këtë vit janë 3.3 miliardë lekë, ku rreth 1.2 miliardë lekë do të përdoren për naftën pa taksa. Por Ministria e Bujqësisë pret që buxheti të rritet në 6 miliardë lekë me rishikimin e buxhetit të shtetit të njoftuar që do të bëhet këtë muaj.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?