S’ka gjyqtarë të rinj për rigjykimin e Tahirit, rrezikohet procesi

28 Qershor 2020, 11:15| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 11:35

  • Share

Mbetet pa trupë gjykuese procesi që pritet të nisë nga e para në Shkallën e Parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prej 2017-ës zvarritje në dyert e drejtësisë, Apeli vendosi rigjykimin nga e para duke rrëzuar vendimin e pafajësisë për drogë dhe të shpërdorimit të detyrës, por asnjë nga 10 gjyqtarët aktual tek GJKKO nuk mundet të jetë pjesë e rigjykimit. Kjo për shkak se ata e kanë kaluar më herët këtë dosje në gjykim, ndërsa gjyqtarët e rinj kanë refuzuar thirrjen e KLGJ për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Posaçme.

Gjyqtarët refuzojnë të bëhen pjesë në Gjykatën e Posaçme duke mos iu përgjigjur dy ofertave të bëra nga këshilli i lartë gjyqësor, refuzim i cili fut në kolaps dhe procesin ndaj Saimir Tahirit.

Kjo situatë e cila aktualisht ka lënë me 10 gjyqtarë, Gjykatën e Posaçme automatikisht pamundëson dhe rigjykimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, pasi gjyqtarët aktual e kanë gjykuar atë më herët.

Pak ditë më parë apeli i përbërë nga Dhimitar Lara, Albana Boksi dhe Nertina Kosova vendosën rigjykimin e procesit Tahiri por me një tjetër trup në gjykatën e Posaçme. Më 19 shtator 2019 gjyqtarët Ardit Mustafa, Irena Gjoka dhe Flora Haradinaj dënuan ish-ministrin me shërbim prove tre vite për shpërdorim detyre.

Nga procesi i Vettingut, Mustafa është shkarkuar, ndërsa Haradinaj e Gjoka janë sërish por s'mund të jenë pjesë e trupës së re. Gjyqtarja Liljana Baku po ashtu ka gjykuar më herët masën për pasaportën e ish-ministrit Tahiri çka automatikisht sjell përjashtimin e saj.

Gjashtë gjyqtarët e tjerë të mbetur po ashtu janë konsumuar në proceset ndaj Orest Sotës si e Moisi Habilaj dhe Armando Kocerrit, të cilët ishin në të njëjtin procedim të nisur në 2017-ën me numër 313 ndaj Tahirit dhe të dyshuarve si trafikant droge.

Report Tv mëson se pas marrjes së vendimit të arsyetuar nga apeli i gjykatës së Posaçme mbrojtja e ish-ministrit do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë si dhe do të kërkojë pezullimin e këtij procesi.

Vendimin e arsyetuar të Apelit e ka kërkuar edhe këshilli i lartë gjyqësor i cili do të delegojë gjyqtarë nga gjykatat e rretheve për të vendosur fatin e ish-ministrit të brendshëm, i cili nga viti 2017 zvarritet në dyert e drejtësisë.

Njoftimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Komento

Komente

  • Eri: 29/06/2020 06:24

    O Goni pse nuk permend ate te Nenes tende qe qenke kopil me ate fjalor lere motren e shkrete ne hallet e saji Ty te Ka Lind Nena dhe Jo motra ,Samir Tahiti po merret ne qafe per hater te politikes SE poshter dhe mafioze,droga Ka qene eshte she do te mbetet,policija shqiptare u gjunjezu nga lazarati SE ke keshtu e Deshironte " atdhetari" Sali Berisha,Samir Tahiri mbi te gjitha eshte njeriu me I mire,dhe me I vendosur per ti shkuar deri ne fund pafaisise SE tij me dinjitet burrerore,por gaboi duhet te kishte shkuar ne gjyqe si Berisha,meta e gjithe te tjeret

    Përgjigju
    • D Erri: 29/06/2020 09:43

      Saimir Tahiri mori ne qafe veten njelloj si ja futi dhe Shullazi vetes. Te dy bene krime demostrative me te njejtin mentalitet kriminal vetem se njeri nga rruga dhe tjetri nga kolltuku i ministrit te brendshem. Policia e Tahirit u soll si bande rivale e lazaratit duke i hequr kontrollin PD-se mbi hashashin dhe duke marre nen kontroll kete tregti krimale ne te gjithe territorin. 1. 200 oficere police te implikuar direkt ne kete ndermarje kriminale 2. Audi dhe lidhja e forte me Habiljat 3. Skafi i trafikantit i marre per tu riparuar nga Habilaj 4. Udhetimet per ne Itali te gruas dhe babait te tij me Habilajt 5. Lidhja me Shullazin, Roland Domin etj 6. Patentat dhe 860 mije euro ne makinen e Sotes Duhen me per ta denuar kete kriminel? Apo jane shpifje dhe keto?

  • A. N.: 29/06/2020 02:02

    E vetmja gje pozitive qe kishte Tahiri eshte qe ishte njeri i drejte. I hoqi te drejten Lazaratit dhe ja shperndau te gjithe shqiptareve. Nga republike bananesh mund te quhemi pa frike Republike Hashashi!

    Përgjigju
  • Saje: 28/06/2020 19:47

    Vendim shume i drejte i Gjykates. Bravo apeli per guximin dhe drejtesine. Nuk denohen njerezit kot dhe per politike apo mllef.

    Përgjigju
  • Ilda: 28/06/2020 12:53

    Nuk mund te mpotivohet policia shqiptare kur Saimir Tahiri qe guxoi te shkaterroje perandorine e droges se Lazaratit u akuzua dhe vazhdon te endet gjyqeve pikerisht per kete. U akuzua nga babalet dhe prokuroret e Pd dhe gjyqtaret qe lirojne kriminelet akuzojne pa prova ministrin me te mire. . E cuditshme eshte qe lojen e vazhduan edhe prokuroret e Spakut duke na treguar se drejtesia ka marre fund. Neqoftese zonja ambasadore amerikane do te motivoje policine ne luften kunder krimit te organizuar, ndoshta do ishte me mire te lexonte dosjen e montuar te Tahirit dhe mbrojtjen e tij e do te bindej ne pafajesine e tij, e mbas asaj ndoshta edhe gjykatat do jepnin pafajesi.

    Përgjigju
    • Dea: 29/06/2020 02:27

      Hahahaha na shkrive fare moj Ilda hahahaha ose je verbuar nga dashuria qorre per kete trafikant dhe perdorues droge ose je e shpelare fare nga cdo lloj norme morale dhe intelekti. Mos fol me te tilla budadalleqe se do te talke bota. Lexo Gonn dhe Drejtesia qe te zgjohesh nga perralla qe nuk e beson as vete. Kanabiste dge Krenariste ju kategorizonte Ben Blushi dikur. Ti ke mbetur Krenariste hahahaha

    • Goni: 28/06/2020 16:49

      O miss Apo zonje e nderuar flm qe egzistojne fanset e zjarrta te nje njeriu qe ja hoqi ekskluziven lazaratit edhe ja dha ane e mbane shqiperise. Per te kulluar thoni ju e dashur ska me te kulluar se ky. Po ku ka pidh motre me qen minister i mbrendshem edhe te mos kesh infomacionin 10. I ke spiunat neper kembe edhe ku ka pjeshke motre perseri qe te bej me koken e vet pa marre aprovimim e ministrit. Ylli bukur nuk egziston drejtesia ketu se te egzistonte nuk denonte nga 3 vjet ato qe vjedhin energjine edhe ato me nga 1 gram droge e ato me vrasje per rrethana vetmbrojte por kapte keto ajkat e krem karamela, qe te fusin nga rruga direkte kryekomisar edhe behesh shef komisariati edhe do edhe ndonje parcele te vockel me kanabis me nga 5000 rrenje e siper nga zona bovilles Apo nga malet e krujes... Ky idhulli yt ka bere degradimin e kesaj shoqerie civile te rraskapitme edhe e futi akoma shum ne grope . Edhe hero Apo I pafajshem te egzistonte drejtesia do e shikoje ti e te tjer qe e Kan idhull keto fekale te ndyra edhe me shoket e tij politike qofshin nga ps nga pd Apo lsi. Me ton u kapen ne Brigjet e italise e greqise edhe kapen akoma edhe cuditerisht del ai me I moralshmi tufes se bagetise rilindjes ku shprehet shqiperia ska kanabis Jan shpifje shpifje shpifje. Tu pergjigja sepse me vjen te vjell kur degjoj simpatizante Apo simpatizante te ketyre fekaleve shoqerore qe dalin te kulluar sikur se kishin idene cfare ndodhte. Keshtu bej tifo per njeriun e duhur e Jo per bajga e fekale qe Jan ne pushtet edhe na Kan pire gjakun keto 30 vjet.

  • Arvanit harapi zi: 28/06/2020 11:47

    Hidhjani çelesat ne det ktij drogmeni hajdut qe shkaterroi policine, Shqipërinë dhe PS. Leket dhe pronat qe bere me gjakun dhe mundin e policise i hengsh per mort more llum njeri.

    Përgjigju
    • Era: 29/06/2020 02:20

      Ti Klodi torollaku duket qe je nga Tropolena se juve vjedhjen dhe trafikun e quani Virtut dhe jo Krim.

    • klodi: 28/06/2020 19:04

      Drejtesia.. te paska mesu mire Besim vemja impotent qe ka ngel ne dore te k.....

    • [email protected]: 28/06/2020 14:04

      Opo need egziston drejtesia te gjithe klasa e tij PS pd Apo lsi te paguajne per mjerimin e ketij kombi ne 30 vjet e ne vazhdim... Por si perhere show mediatik gjithmone edhe nuk funksionon asnje situate. Edhe kur tha pse nga un te niset drejtesia hahahah Po ju jeni te gjithe te pafajshem kriminele jam un plaku Im plaka ime komshiut im edhe I gjithe populli shqiptar ne qe jemi pa mbeshtetje... Ju qe jeni ne krye te vendit ajka e kesaj shoqerie por kur nuk ka kontroll te larte te shtetit te jete nje me tope ne krye qe te thote kapeni we e kanabizin vendin... Fitoni te nderuar...

    • Drejtesia: 28/06/2020 13:43

      Jam shume dakord me ty por ka akoma delenxhinj dhe delenxhesha qe jane fanse te kesaj figure koruptive, trafikuese dhe peroruese droge. Tani kunati i Saje Qorrit na eshte transformuar ne ndertues pallatesh. Orest Sota qe u kap me makinen e trafikantit Armand Lilaj dhe me 820 mjje eurot e me patentat e skafit te ketij llumi ja hodhi drejtesise. Sistemi Tims qe tregon se e shoqja e Sajmirit bashke me te jatin dhe Mojsi Habilaj kane udhetuar sebashku ne Rome i hedh poshte aludimet se Sajmiri nuk e njeh Mojsiun e denuar ne itali. Deshmia e policit te Vlores se sebashku me Mojsi Habilaj ka vajtur te marre skafin e prishur te trafikantit tjeter te droge dhe te perdor nga Sajmjr Tahiri eshte tjeter prove. Perdorimi i makines qe gjoja e kishte shitur dhe qe Habiljat ja cuan ne korfuz per tu kthyer e implikon 100% Sajmir Tahirin ne aktivitetin e bandes kriminale. Te gjithe banditet e inkriminuar me uniforme nga tepelena serish e implikojne rende kete individ te shtirur. Denimi i meritiar i ketij keqberesi do i hapte rrugen e burgut te gjithe banditeve ish pushtetare dhe pushtetare. Nese ndodh kjo atehere horrat poshte tyre do marrin arratine dhe shqiperia do marre fryme e lehtesuar.

    • Beni: 28/06/2020 13:30

      Ha m..ha rrob..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?