Safet Bajri

S’ka liri për Safet Bajrin, Gjykata e Fierit rrëzon kërkesën e kreut të bandës së Shkodrës

21 Qershor 2022, 15:16| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 19:19

  • Share

Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën për liri të anëtarit të bandës së Shkodrës, Safet Bajri. Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e Bajrit me argumentin se nuk plotëson kriteret ligjore.

Drejtoria e Burgjeve ka dërguar në gjykatë raportin negativ për Bajrin, ndërsa kundër lirimit të tij nga burgu ka qenë edhe prokurori. Seanca është zhvilluar më 9 qershor.

Report Tv mëson se pak javë më parë në dyert e gjykatës së Tiranës Safet Bajri, pjesë e grupit kriminal Bajri, ka kërkuar lirimin me kusht duke garantuat drejtësinë se nuk do të përfshihet më në krime.

Ai u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”, ndërsa kjo është herë e dytë e një kërkese për liri me kusht pasi më herët i është refuzuar.

Bajrit i kanë mbetur për të shlyer edhe 6 muaj dënim, pasi nga 6 vite, 3 i shleu në Bruksel dhe 2 vite e dy muaj i ka shlyer deri më tani në qelitë e 302-shit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?