S’ka marrëveshje Prishtinë-Beograd, politologu Islami: Serbët kërkojnë asociacionin, por s’do e shtrojnë njohjen e ndërsjellë! Roli i shqiptarëve në proces është dobësuar

27 Shkurt 2023, 22:21| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 07:21

  • Share

Pas një takimi disa orësh në Bruksel nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, por megjithatë politologu Bedri Islami e cilëson këtë ditë si një ditë mjaft të rëndësishme për politikën. Në një intervistë për emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, u shpreh se ky është fillimi i një rruge e cila ka ardhur deri këtu nga politikanë të ndryshme e që Albin Kurti po e çon para. Sipas politologut në këtë fazë Serbia po bëhet gjithnjë e më shumë agresive, pasi po kërkon më shumë, ndërsa ka një dëshirë që të krijojë asociacionin e komunave serbe e nuk ka ndërmend që të shtrojë për diskutim njohjen reciproke. Përkundrazi, shtoi Islami, kërkohet që komunat serben të kenë gjithmonë e më tepër kompetenca ekzekutive dhe legjislative.

‘Ka qenë ngjarja më e rëndësishme e ditës së sotme e cila është pritur me mjaft përgjegjësi nga i gjithë opinionin politik dhe qytetar, një nisje e re e asaj që ka ndodhur në shumë vite. Është fillimi i një rrugë e cila deri tani ka ardhur nga politikanë të ndryshme dhe Kurti po e vijon. Nuk ka asgjë të re, por shihet gjithmonë e më tepër një agresivitet i politikës serbe ndaj Kosovës. Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë rritët oreksi për të përfituar sa më shumë. Kanë dëshirë të krijojnë asociacionin e  komunave serbe. Është e rëndësishme, se mosmarrëveshjet përsëri kanë qenë të mprehura. Është biseduar me ton më të qetë por këmbëngulje  dy palëve ka qenë në përcaktimin e pozitave politike dhe marrëdhënien që do ketë Kosova me Serbinë. Vuçiç ka këmbëngulur që të ketë asociacionin e  komunave serbe dhe të kishës ortodokse serbe në Kosovë. Serbia nuk ka ndërmend që të diskutojë njohjen reciproke të dy vendeve. Nuk e shtron për diskutim. Ka ndryshime jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje. Është dobësuar roli i shqiptarëve në këtë proces. Këmbëngulja që po bëhet qoftë nga BE qoftë nga SHBA, nuk është aq në favor të shqiptarëve saç ishte në 2013. Shënohet që bashkitë serbe të kenë gjithmonë e më tepër kompetenca ekzekutive dhe legjislative, krijimin në miniaturë të një shteti serb. Këmbëngulja e qeverisë së Kosovës që mos të lejohet kjo është e drejtë. Nuk do ta shtrojë për diskutim njohjen e ndërsjellë, nuk do ta shtrojë për diskutim që të njëjtat të drejta tu jepen shqiptarëve në serbi. S’do pushojë aktivitetin e saj për destrukturimin e vendit në Kosovë.’- tha Islami.

Ndërkohë analisti Ilir Kulla thotë se plani frank-gjerman nuk mund t’i impononjë Kosvës një Kosovë mono-etnike. Kulla është i mendimit se palët nuk do të arrijnë një marrëveshje.

‘Nuk kanë rënë dakord për planin. Nuk ka dokumente të nënshkruara! Kanë rënë dakord që do të takohen sërish në Shkup. I ndoqa me kujdes të treja palët. Deri në momentin që nuk ka një dokument të nënshkruar nuk ka marrëveshje. Problemi është se nuk kanë nënshkruar marrëveshje. Asociacioni nuk e pranon pasi e pengon GJK., çështja e kishës dhe e njohje reciproke. Në kushtet e kësaj marrëveshje të sotshme diskutohet që duhet të mbahet Serbia që mos të shkojë me Rusinë dhe këtë kosto ja kushtojnë vetëm Kosovës. Serbia e kërkon asociacionin me pushtet ekzekutiv. S’ka anëtarësim të Kosovës në OKB. Serbia angazhohet të mos i vihet Kosovës në disa organizata. Në plan është nënshkruar një njohje e ndërsjellë Prishtinë-Beograd. Nëse ajo që pretendon Kurti vihen në zbatim duhet të firmosët. Por nëse nuk merren parasysh propozimet e tyre, pala shqiptare duhet të përfundojë me referendum. Plani franko-gjerman nuk mund ti imponojë Kosovës një Kosovë mono-etnike. Mendoj se në fund palët do të jenë të gëzuar që janë impenjuar për të pasur marrëveshje por nuk ka për të pasur marrëveshje ndoshta derisa të na përsëritet një konferencë kombëtare siç ishte ajo e Rambujesë. Për të pasur marrëveshje për të mos u marrë vesh në fund kemi pasur një histori ndërkombëtare.’- u shpreh Kulla.

Pas orësh të tëra takime me përfaqësuesit e BE për dialogun dhe mbi 3 orë përballë njëri-tjetrit Albin Kurti e Aleksandar Vuçiç nuk arritën një marrëveshje për dialogun mes 2 vendeve. Të dyja palët ia hodhën përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërsa diplomati i lartë i BE, Joseph Borrell foli për qasje konstruktive të dy liderëve. Megjithatë, Kurti tha se e ka pranuar propozimin franko-gjerman.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ykki: 28/02/2023 00:57

    PA NJOHJE te kosoves si shtet,,,,nuk mund te kete asosacion te komunave serbe....////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?