Unaza e qytetit të Elbasanit ka mungesë të mbikalimeve e nënkalimeve, ç’ka është bërë shkak për aksidente fatale.
Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” na rrëfejnë frikën kur kalojnë rrugën.
“Mund të kalojmë dy-tre herë në ditë këtu tek kjo ura. Kemi nevojë që të bëhet një nënkalim ose mbikalim. Janë vijat e bardha po shoferët ecin me shpejtësi, nuk i respektojnë shenjat”, thotë një banor.
“Është vrarë një gocë e re rreth 20 vjeçe”, thotë një banore tjetër e zonës.
Rreth 1 viti me parë ARRSH-ja bllokoi daljen në rrugën kryesore, por pas protestës së banorëve, barrierat u hoqën. Ata kërkojnë me ngulm një mbikalimin!
“Gjithmonë ka qenë burim aksidentesh dhe para një viti ARRSH e ka bllokuar, por nuk ka dhënë një zgjidhje dhe kam një vërejtje për këtë për kalimin e njerëzve drejt qytetit.”
Report Tv kreu një vëzhgim dhe në segmentin Elbasan-Metalurgji, ku problematika është e njëjtë.
“Kemi bërë kërkesë në dy-tre raste duke u bërë kërkesë të gjithë banorëve dhe nuk është bërë asgjë. Një mbikalim ose një zgjidhje të jepekj të paktën”shprehet një banor tjetër.
Në disa segmente të Unazës së Elbasanit mungon dhe ndriçimi.
Katër ditë më parë një 20-vjeçar u përplas për vdekje nga makina teksa tentonte të kalonte në vijat e bardha në aksin Elbasan-Librazhd, që është njëkohësisht dhe unaza e qytetit të Elbasanit. Ndërsa në segmentin Elbasan-Metalurgji nje muaj me pare vdiq ne aksident një tjetër këmbësore.