Sport

S'ka më drama për Holandën, Norvegjia 'kurban' për Botërorin! Turqia, Uellsi dhe Ukraina kalojnë në 'play-off'

17 Nëntor 2021, 09:56| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 14:18

  • Share

Grupi G i kualifikueseve nuk ka prodhuar asnjë surprizë të minutave të fundit pasi Holanda është kualifikuar si e para duke prerë direkt një biletë për në Botërorin e Katarit. ‘Tulipanët’ që në Rusi 2018 nuk ia dolën të merrnin pjesë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Norvegjinë. Edhe nordikët gjithashtu kishin pretendime, pasi në rast fitoreje kundër Holandës mund të merrnin të paktën vendin e dytë, por golat e Berguëjin dhe Depay në minutat e fundit nderuan Holandën.

Ndërkohë në ‘play-off’ nga ky grup ka shkuar Turqia, që në ndeshjen e fundit ka bërë detyrën duke mposhtur me rezultatin 1-2 Malin e Zi. Në Podgoricë të parët kaluan në avantazh vendasit me Beqirajn, ndërsa Turqia përmbysi falë Akturkoglu dhe Kokcu. Pas 10 ndeshjesh në grup Turqia renditet e dytë me 21 pikë, 2 më pak se Holanda e vendit të parë.

Sakaq Franca edhe pse e kualifikuar ka bërë detyrën në D, duke fituar ndeshjen e fundit 0-2 kundër Finalndës. Në këtë transfertë zhbllokoi Benzema falë edhe një devijimi, ndërsa Mbappe vulosi shifrat. Si e dyta në këtë grup ka kaluar Ukraina që ka shkuar në ‘play-off’ si pasojë e fitores 0-2 në ndeshjen e fundit kundër Bosnje-Hercegovinës.

Në Grupin E Belgjika ka kaluar si e parë duke barazuar 1-1 në ndeshjen e fundit kundër Uellsit, ndërsa festë ka patur edhe për këta të fundit që u ka mjaftuar një pikë për të prerë biletën e ‘play-off’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?