Sociale

S’ka më koran në Pogradec, ndalohet gjuetia për tre muaj! Në restorante vetëm peshk i ngrirë

18 Dhjetor 2024, 16:47| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 17:18

  • Share

Nga 1 Dhjetori e deri në 1 Janar ne liqenin e Ohrit është ndaluar kategorikisht gjuetia e peshkut. Gjatë kësaj periudhe 1 mujore 220 peshkatare te licensuar te Pogradecit nuk do hyjne në liqen. Ndërsa nga 1 Janari deri ne 1 Mars do të peshkojne vetem nje numer i vogel peshkataresh te trajnuar per mbledhjen e rasatit te koranit.

“Ky ndalim është i nevojshëm sepse peshku ka kohën e shtimit biologjik”, tha Martin Jaçellari nga organizata e menaxhimit të peshkimit.

Kjo situatë ka renduar gjendjen ekonomike te familjeve të cilat merren me peshkim. Kete e pohon peshkatari Drilon Dokollari, i cili prej vitesh te ardhurat familjare i siguron nga peshkimi ne Oher.  

“E vështirë është se me këtë punë unë mbaj familjen”, tha  Dokollari.

Nderkohe operatoret turistikë jane kujdesur qe te mbajne peshk ne frigorifer per te plotesuar kerkesen e klienteve gjate ketij sezoni. Ilir Tushinka tregon se para ndalimit te gjuetise e kane blere koranin me shumice 3500 lekë për kg. 

“Ne kemi marrë masa e kemi vendosur peshkun në frigorifer. Çmimi rritet kur ka pak koran në treg”, tha Tushinka.

Ndalimi i peshkimit u bë me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë, pasi  korani është në periudhën e riprodhimit dhe gjuetia e shfaros në këtë periudhë.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?