S’ka më skepticizëm, dalin rezultatet antidoping! Briken Calja konfirmohet nënkampion bote

30 Dhjetor 2021, 12:49| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 13:10

  • Share

Kushdo që mund të kishte dyshime tani mund të qëndrojë i qetë. Briken Calja është certifikuar zyrtarisht si nënkampion i botës për vitin 2021, pasi rezultatet antidoping treguan se peshëngritësi shqiptar është i pasur. Calja, i cili fitoi medalje të artë në stilin e shkëputjes dhe dy të argjendta, në shtytje dhe dygarësh, shkruan se është jashtëzakonisht i lumtur për këtë fakt.

“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.

Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh,”-shkruan Calja.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?