Miami Heat ka fituar ndeshjen e katërt kundër Boston Celtics me rezultatin 84-103, për t'u shpallur kampion në Konferencën e Lindjes dhe për të shkuar në finalen e madhe të NBA. Heat ishin në epërsi 3-0 në seritë e ndeshjeve, teksa Celtics barazuan në 3-3 për t'u vendosur gjithçka në ndeshjen e shtatë në TD Garden të Bostonit.
Jimmy Butler i Miami Heat shkëlqeu në këtë përballje duke arritur të realizojë 28 pikë, 7 kërcime në tabelë dhe 6 asiste. Edhe shoku i tij i skuadrës, Caleb Martin bëri një paraqitje fantastike duke shënuar 26 pikë, 10 kërcime në tabelë dhe 3 asiste. Ndërsa në skuadrën e Boston Celtics, më i miri ishte Jaylen Brown me 19 pikë, 8 kërcime dhe 5 asiste.
Jimmy Butler u shpall MVP i Konferencës së Lindjes pasi ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet. Në finalen e madhe të NBA, Heat do të përballet me Denver Nuggets që u shpall kampion në Konferencën e Perëndimit.