Riktheni diasporën, rekomandoi pak javë më parë Banka Botërore qeverisë. Kthehuni punoni në Shqipëri është thirrja e vazhdueshme e kreut të qeverisë për shqiptarët që punojnë jashtë vendit.
Por, sa gati është tregu t’i kthejë të larguarit?
Edhe pse bizneset vuajnë për punonjës shifrat e institucioneve zyrtare tregojnë se tregu i zi i punës po i shtrin rrënjët çdo vit e më shumë në ekonominë shqiptare.
Nga inspektimet e kryera në 5923 biznese gjatë muajve të këtij viti janë identifikuar 1524 punonjës informale, të cilët ishin të pa regjistruar ose për ata nuk janë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kjo shifër është 52% më e lartë se e një viti më parë, çka tregon se bizneset vijojnë të abuzojnë me mundin e punonjësve, të cilët punojnë por ose nuk i deklarojnë ose nuk ju paguajnë sigurimet. Për këto shkelje 63% e masave të marra ka qenë me gjobë, ndjekur nga pezullim aktiviteti e paralajmërim.
“Inspektimet për ankesat janë rritur me 31%, ku 63% prej tyre rezultuan me masa administrative (pezullim, paralajmërim, gjobë). 33% e inspektimeve përfunduan me masa administrative, +24% inspektime më shumë krahasuar me 2023”, thotë inspektorati i punës.
Përtej këtij informaliteti që institucionet e zbulojnë përmes inspektimeve, një tjetër fenomen me pasoja të rënda ndodh çdo ditë në kurriz të qytetarëve, që është nëndeklarimi i pagave, pra një pjesë e rrogës në bankë e tjetra në dorë. Në këtë mënyrë ulet automatikisht edhe vlera e kontributeve që punëdhënësi paguan, duke bërë që punonjësi të përfitojë më pak shërbime shëndetësore falas dhe më pak pension. Fenomen ky i pohuar nga vetë bizneset në anketën e Këshillit të Investimeve. Ndërsa Ministria e Financave në raportin 5-mujor të këtij viti thotë se punësimi vijon të përmirësohet ndikuar prej rritjes së pagave.
Atehere duhet te keqe sistem tjeter. Dmth sigurimet shoqerore mos te jene te detyrueshme dhe paga te merret e plote. Shteti ne fund mos te jete i detyruar te paguaje pensioniste. Dhe gjithe secili te kujdeset vete te kurseje, sa te doje gjate jetes e t'i ruaje kur mos te jete i afte per pune. Keshtu me duket e ka Anglia, kete sistem apo ikin. Le ta provojme dhe ne nja 50 vjet qe te shohim brezin qe punon tani si do i menaxhojne te ardhurat e te shohim.
PërgjigjuDhe unë që mendoja se duhej shtet, u doka ndërgjegjësim. Te rrojë partia dhe nga fajin e ka Saliu u kalua ne fajin e ka Populli
PërgjigjuSikur eshte detyre e shtetit qe beje qe bizneset te zbatojne ligjin.Apo shteti eshte me pushime dhe perton me mbledh taksa.
PërgjigjuO ju njerez te ditur duhet te ndergjegjsohet punonjesi jo bisnesi. Bisnesi qe ta dini ju ja paguan dhe ate pjes qe e ka per detyr punonjesi ta paguaj. Nese deklarohen 100 perqind ateher duhet vet punonjesi te paguaj pjesen e vet dhe jo bisnesi.
PërgjigjuNe cil vend te botes te civilizuar ndodh asht si thua ti o Titil?
Shifra qe e nxjerrin lakuriq liderin suprem.
PërgjigjuMos ja kujto se ai mezi qe pret te dale lakuriq or teeeejjjjj
Nuk e di ku te ankohem e aty ku punoja me pare un kishte puntore ta padeklaruar e pa kontrata pa pushime iher ne jave pakushte per puntoret e mernin gjysa rrogen zarf jo ne bank
PërgjigjuSka ndërgjegjësim?! Paska dështuar populli me një fjalë. O gazetare, s'ka shtet. E ke të vështirë ta pranosh? Lëre ndërgjegjësimin
PërgjigjuMektrinin shiko thuaj ministrit. 40k lek ne banke 20k lek i mar ne dor une. Ka dhe me meq 40ne banke e 100k ne dore. Futeni ne burg edin me shoke se i degjeneruan puunjesit. P.a bera nje interviste tek Teknosaldi vjet. Minimale ne banke TE GJITHE. As festa as pushime asgjeeer
Përgjigju