S’ka orë policore në 31 dhjetor, ministrja e Shëndetësisë: Vijnë 375 mijë doza të vaksinës Pfizer! Qeveria rrit me 15 mln dollarë ndihmën ekonomike

29 Dhjetor 2021, 13:47| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 19:09

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se në 31 dhjetor qytetarët do duhet të kenë shumë kujdes, se pavarësisht se nuk është në fuqi ora policore, sot respektimi i masave është një përgjegjësi individuale.

“Është një vendim që është bazuar duke iu referuar situatës epidemiologjike në vend, dhe të situatës në tërësi të pandemisë së COVID, 31 dhjetori të jetë një ditë e hapur, nisur edhe nga situata në rajon, shqetësuese është edhe situata prej Omicron, por 31 dhjetori, por kërkohet një kujdes i shtuar, kemi rekomanduar që festat të jenë me familjen e vogël me sa më pak shkëmbime dhe të jenë me masa mbrojtëse dhe me vaksinë, zbatimi i masave është edhe një përgjegjësi individuale dhe sociale”, tha Manastirliu.

Ajo ka bërë me dije se në 31 dhjetor do të vijë sasi të tjera të vaksinës Pfizer.

“Kanë ardhur më shumë se 2.6 milion. Jemi në pritje më 31 dhjetor nga Pfizer për një sasi tjetër të vaksinave. 375 mijë vaksina Pfizer. Në fund të dhjetorit falë mbështetjes së BE. Jemi në pritje të kontratës së re. Për 2022 do kemi 1.5 milion doza vaksina. Nga Covax ne jemi të përfshirë si vend me vetëfinancim. Kemi 500 mijë doza vaksine që do të vijnë. Dhe shteti në Covax do zgjedh nga vaksinat. Pra ka vaksina Astra Zeneca apo Pfizer. Gjithashtu edhe NovaVax, apo Sinovax, Sinopfarm. Deri më sot nuk kemi thirrje nga Covax për vaksinën turke. Por nëse do kemi do e vlerësimi.” tha Manastiruliu.   

Manastirliu tha se dhe ndihma ekonomike është rritur me 15 mln dollarë. Nga janari 2022 masa e ndihmës ekonomike për rreth 15 mijë familje përfituese të kësaj ndihme që kanë mbi 3 fëmijë do të dyfishohet. Ndërsa do trefishohet për fëmijët me status jetimi, për gratë e trafikuara dhe dhunuar, ku ndihma rritet nga 3000 lekë në muaj në 9 mijë lekë në muaj.

Vendimi i qeverise

B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?