Gazment Bardhi do të jetë sërish në gjyq për shpifje dhe fyerje. I paditur nga KESH, në seancën e kësaj të enjteje nuk është gjetur pajtimi dhe çështja do të shkojë në gjykim me prokuror.
Avokatët e Korporatës Energjetike Shqiptare kërkuan që Bardhi të përgënjeshtrojë por avokatët e kreut të grupit demokrat refuzuan. Në këto kushte është caktuar që çështja të kalojë për gjykim më 2 prill, informon gazetarja e Report Tv Keti Banushi.
Bardhi është paditur në lidhje me deklaratat dhe akuzat e tij për abuzime në miliona euro me procedurat e shitblerjes së energjisë. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.
Komente
