S'ka punonjës të mirëmbajtjes, zjarret në varrezat e Fushë-Krujës bëhen të zakonshme

30 Korrik 2020, 12:47| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 12:50

  • Share

Varrezat në Fushë-Krujë janë bërë objekt i zjarrvënieve së fundmi. Sot këtë fat e patën varrezat e lagjes Magaze të cilëve iu vu flaka.

Zjarri i është vënë shkurreve dhe ferrave të cilat kanë mbuluar sipërfaqet e kësaj varreze. Sipas zjarrfikësve zjarret në varreza janë të qëllimshme, pasi vihen për të pastruar territorin, për arsyen se nuk ka punonjës të mirëmbajtjes.

Nga flakët janë dëmtuar disa varreza dhe vazot dekorative të tyre. Kjo është varreza e tretë që digjet brenda muajit në Fushë-Krujë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?