Juventusi përfundon sërish në lupën e drejtësisë. Klubi bardhezi, pas dënimit të sezonit të kaluar me -10 pikë për plusvalenca fiktive, është vendosur nën hetim nga prokuroria e Romës. Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për parregullsi në bilancet e sezonit 2021-2022, kur zonja e vjetër ishte me drejtuesit e vjetër, tashmë të dënuar për të njëjta arsye.
Aktualisht hetimet janë në fazën e parë, ndërsa vetëm në një moment të dytë do mësohet nëse kjo do ketë pasoja. Për tifozët e Juventusit do të ishte një goditje e rëndë, pasi sezonin e kaluar u detyruan të mos luftojnë për titull pikërisht për të njëjtën arsye.