Nuk ka qetësi në tregun valutor. Pas një rritje të lehtë të valutave javën e shkuar, këtë të martë monedhat e huaja janë zhvlerësuar përsëri përballë Lekut.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro sot po këmbehet me 99 lekë.
Në raport me shkurtin e vitit të kaluar monedha evropiane është 5% më e dobët përballë lekut. Edhe dollari është tkurrur me 1 lekë këtë të martë, dhe po këmbehet me 95.9 lekë.
Komento