Euro

Ekonomi

S’ka qetësi për valutat, euro tregtohet 99 lekë, dollari 95 lekë

4 Shkurt, 15:16| Përditesimi: 4 Shkurt, 15:30

  • Share

Nuk ka qetësi në tregun valutor. Pas një rritje të lehtë të valutave javën e shkuar, këtë të martë monedhat e huaja janë zhvlerësuar përsëri përballë Lekut.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro sot po këmbehet me 99 lekë.

Në raport me shkurtin e vitit të kaluar monedha evropiane është 5% më e dobët përballë lekut. Edhe dollari është tkurrur me 1 lekë këtë të martë, dhe po këmbehet me 95.9 lekë.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?