Politikë

S'kanë rivalë përballë/ Në Korçë, Berat dhe në Vlorë rizgjidhen kryetarët e qarqeve

13 Shtator 2019, 12:17| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 20:55

  • Share

Konstituohen dy këshillat e qarqeve në Korçë dhe në Vlorë. Në Korçë u rikonfirmua për një mandat tjetër 4 vjeçar në krye të Këshillit të qarkut, Ana Verushi.

Pas verifikimit të mandateve, këshilltarët nga 6 bashkitë e qarkut kanë votuar dhe zgjedhur Ana Verushin në krye të Këshillit të qarkut, e cila ishte e vetmja kandidaturë e propozuar nga grupi i këshilltarëve socialistë.

Nënkryetare e Këshillit të qarkut u zgjodh këshilltarja e bashkisë së Pogradecit Mimoza Shuli. Këshilli i qarkut të Korçës ka 24 anëtarë, shumica e të cilëve i përkasin PS-së dhe të tjerët partive të vogla aleate.

Ndërsa në Vlorë e vetmja kandidaturë e propozuar ishte Ervis Mocka duke u rizgjedhur me 29 vota pro, nga 29 anëtarë që ka këshilli i qarkut. Me 29 vota është zgjedhur dhe numri dy i Këshillit të Qarkut Harallamb Pandehi, përfaqësues i bashkisë së Finiqit. I pranishëm ka qenë drejtuesi politik i PS-së, Damian Gjiknuri. Po sot është konstituuar edhe këshilli i qarkut të Beratit. Me vota unanime të 18 këshilltarëve në krye të këtij këshilli u zgjodh kandidatura e vetme në garë, Donald Molishti. Ndërsa nënkryetar u zgjodh Taulant Mustafaraj. 

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?