Struga e drejtur nga trajneri Shpëtim Duro për herë të parë në histori siguroi fazën ‘play-of’ të një kompeticioni europian dhe më konkretisht në Conference League. Megjithatë ndeshjen pritëse kundër islandezëve të Breidablik nuk do ta luajë në stadiumin e saj në Strumicë, pasi nuk i plotëson kriteret.
Për këtë arsye në bashkpunim me UEFA-n, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Maqedonisë, është vendosur që më 24 gusht ndeshja e parë e turit ‘play-of’ të luhet në ‘Elbasan Arena’.
Gjithsesi kjo nuk do jetë ndeshja e vetme ‘play-of’ e Conference League që do luhet në ‘Elbasan Arena’. Kjo pasi më 31 gusht Partizani kampion i Shqipërisë do të presë po në Elbasan Astanën për ndeshjen e kthimit.