S’ka tatim për 2 vite mbi të ardhurat e sportistëve, Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin

11 Qershor 2020, 17:21| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 17:42

  • Share

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në drejtimin e kryetares Milva Ekonomi, miratoi sot projekligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat të ndryshuar’ për sportistët, të cilët për dy vite nuk do të tatohen për pagën që ata marrin, me qëllim që ajo të deklarohet e plotë.

Më herët kërkesa nga ana e sportit ishte për pesë vite, por në njoftimin e bërë nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat thuhet se do të jetë për dy vite, ndërsa më pas do të shqyrtohet për zgjatje.

Në miratimin e këtij projektligji thuhet: “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” e prezantoi për komisionin znj. Vasilika Vjero, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe z. Kostandin Shkurti, zëvendësministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Projektligji synon mbështetjen sektoriale duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale pagat dhe shpërblimet e sportistëve me kontratë të rregullt me klubet sportive si dhe formalizimin e klubeve sportive dhe pasqyrimin e pagave e të shpërblimeve reale të përfituara nga sportistët. Ai synon formalizimin e tregut në industrinë e sportit, nisur nga të dhënat që tregojnë se pagat dhe shpërblimet e sportistëve, të pasqyruara në listëpagesat e klubeve, nuk reflektojnë realitetin financiar.

“Nuk ka pse te fshihet paga si me pare, tani, do te jene paga te pastra. Pas dy vjetësh do te kemi nje panorame me te qarte. Kjo është mbështetja më e mirë për sportin”,- u shpreh zëvendësministri Shkurti. “Ne presim të rriten kontributet, nga përfshirja në skemë e sportistëve, që më pas nuk kanë qenë pjesë e skemës. Do të presim një periudhë dyvjeçare për të parë se cilat janë pagesat dhe honorarët reale te këtyre sportistëve”,- sqaroi zëvendësministrja Vjero. Pas pyetjeve për dy zëvendësministrat dhe diskutimeve të deputetëve të komisionit, ata e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen duke reflektuar propozimet e vetë komisionit dhe në tërësi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?