S’ka treg, dhjetëra hektarë lakër mbesin pa shitur në fushat e Divjakës! Fermerët: Do ta groposim, çmimi nën kosto! Eksperti i bujqësisë: Të rimbursohen për koston

25 Janar 2023, 13:44| Përditesimi: 25 Janar 2023, 13:55

  • Share

LUSHNJË- Dhjetëra hektarë lakër e bardhe dhe kuqe, e cilësisë së parë ka mbetur në fushat e Divjakës ende pa shitur për shkak se nuk ka treg për ta eksportuar. Nga Divjaka, gazetari i Report Tv, Hyrjet Saliasi tha se janë shitur vetëm 15 % e sipërfaqes së mbjellë me lakër në të gjithë zonën e Myzeqesë.

Fermerët pohojnë se 1 kg lakër tregtohet me 7 lekë për kg, çmimi ky që nuk u vjen përshtat, pasi vetëm një fidan lakër që e blejnë për ta mbjell, pa llogaritur koston bujqësore të prodhimit, kushton 4.5 lekë. Ato thonë se nuk arrijnë që të mbulojnë as koston e prodhimit, e paralajmërojnë se me këtë çmim më mirë e groposin.

‘Sot me 6-7 lekë është shitur. Kostoja ka vajtur sa të duash. Meqë nuk e hodhëm të marrim sa të marrim! Të paktën të nxjerrim plehrat bujqësore. Jemi me humbje, por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Sivjet shumë më keq. Plehrat rriten shpenzimet e mëdha.’- u shpreh një fermer.

Një tjetër fermer foli sërish për koston e lartë të prodhimit.

‘Lakra sivjet nuk ka interes, kostoja shumë e lartë. Plehrat janë të shtrenjta. 4.5 lekë fidani. Nuk është vetëm fidani janë edhe shërbimet e tjera, spërkatja, fuqia punëtore. Lakra nuk vlen fare. Vitin tjetër ka ecur.’- u shpreh një tjetër.

Ndërkohë një tjetër fermer thotë se do të frezojë tokën, pasi me këtë çmim nuk i del interesi.

‘Nuk me leverdis me këto çmime. Mendoj se do ta frezoj sepse nuk me del interesi. Po të rri unë 3 ditë dhe nuk e shes do mendoj se ku ta hedh.’- u shpreh një fermer.

Në një interviste për ‘Studio Live’, eksperti i Bujqësisë Ervin Resuli, tha se Ministria e Bujqësisë duhet që të gjejë një zgjidhje për mbrojten e fermerëve duke krijuar një fond garancie për to. Sipas Resulit të paktën fermerët të rimbusohen për koston e mbjelljes.

‘Është për të ardhur keq që dëgjon që mundi fermerëve të shkoj dëm, mos të vlerësohet apo mos të ketë atë çmim që minimalisht të ishte garantuar kostoja e prodhimit. Lakra kokërr këtë vit pa pasur edhe probleme për shkak të rritjes. Ajo ka bërë që të ketë edhe një lloj mbiprodhimi. Sivjet dimri nuk ka qenë i ashpër dhe janë eksportuar tranguj e domate dhe ka bërë që të jetë jashtë vëmendjes së eksportuesve. Në na duhet zgjidhja. Zgjidhja do të ishte një mekanizëm i Ministrisë së Bujqësisë në raste se do të bënte një fashë mbrojtje në raste kur kemi sezone të kësaj natyre. Të kenë një fond garancie. Kjo pasi pas një muaji a dy muaj mund të jemi përballë një situatë të ngjashme edhe me luleshtrydhen. Fermerët të paktë të rimbursohen për kostot e mbjelljes.’- u shpreh Ervin Resuli.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/01/2023 04:31

    Fidanet jane gjithemone me te shtrenjte se farat,pse nuk blini faren? Tek ne,nje fidan domate(po e sjell si shembull)kur shitet ne supermarket kushton 3.99$, kurse zarfi me nje sasi farash kushton 50 cent-1.99$,po sa fidane nxjerr ai zarf?! Se dyti,pse perdorni plehera kimike qe shtojne koston? Ju mbureni qe i keni organike,e po organiket pleherohen me pleh kafshesh e mbetje bimore,jo me kimikate? Se treti,pse nuk i perpunoni? Shteti duhet te ndihmoje me perpunimin ,te hape kombinate,ose dhe punishte sa per fillim, ku te perpunohen lakrat,te behen turshi,konserva,te behen te ngrira,frigoriferike dhe jo vetem keto,por dhe fruta e perime te tjera.

    Përgjigju
  • Çuf,çuf..: 26/01/2023 00:39

    Derdhet shalqiri ne lume, kalbet edhe molla, Rrushi “ngrefet ”,se lakra rri pa u shit. Qepa,prasi ,s’kane “fuqi”duan te holla, Vaj i ullinit shqiptar“s’vlen as per lubrifim”. Ma i mire kastraveci, qe kalon tra edhe dogana, Vjen ma i “shnetçem” ,paçka se ka dhe nji cmim. Asht tuj u “knaq” paria edhe pse vun gjithe “m’halla”, Fajin e kane bujqit vete,qe moren kaq shume prodhim.

    Përgjigju
  • Fshati: 25/01/2023 18:21

    "Do ta groposim". Lavdi urrejtjes. A te vij e ta mar une falas te pakten nuk lodheni per ta groposur?

    Përgjigju
  • KCK: 25/01/2023 17:27

    Perdoreni per silazh per lopet dhe nuk keni pse ta groposni. Ngarkojeni ne nje moto kultivator dhe cojeni ne qytet ta shisni. Kur nuk dini dhe skeni mundesi te shisni duhet te mbillni ate qe kerkon tregu$

    Përgjigju
  • Lala: 25/01/2023 17:25

    E para ..fidanin beheni vet. E dyta Kur mbillni Para se te mbillni pyesni beten Ju DHE Si do eshisni.fshatar te trash pa ide ngelet.komunizmi DHE Nena parti ka vdek tju kompesoj .esht kapitalizem ke men Bej para ske njeri kazmes punetor te te tjeret

    Përgjigju
  • Paul: 25/01/2023 15:33

    mbillleni grure,,,,,nuk do ju mbetet stok....

    Përgjigju
    • Luani: 25/01/2023 15:54

      E vetmja garanci qe dicka nuk do mbetet stok eshte te sigurosh kontrata afatgjata furnizimi me bleresit. Pjese e problemit eshte qe fshatari shqiptar nuk di te marre nje angazhim edhe ta mbaje fjalen.

  • Luani: 25/01/2023 15:14

    Mos u beni qesharake, nuk ka vend ne bote ku ta rimbursoje shteti biznesin nese del me humbje. Keta duan ekonomi tregu kur dalin me fitim edhe socializem kur dalin me humbje. Zgjidhja eshte qe shteti t’i furnizoje mencat e spitaleve, azileve, jetimoreve dhe konvikteve me prodhim vendas. Porosia dhe fiksimi i cmimit do te behej para se te fillonte mbjellja qe keta te pakten te mbulojne kostot fikse. Kjo mund te behej me nje pjese te prodhimit te cdo fermeri. Pjesen tjeter te prodhimit le ta shesin ne treg te lire me cmimet qe dikton kerkesa dhe oferta ne momentin e vjeljes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?