Politikë

‘S’ka vajza për djemtë çyrykë që votojnë kënetën...!’ Rama u përgjigjet kritikëve se po shkakton ‘ndasi’ politike: Krushqia me demokratët vetëm nëse janë me BE

19 Prill, 19:17| Përditesimi: 19 Prill, 20:06

  • Share

 

Kreu i mazhorancës e mbylli fjalën e tij me sloganin për integrimin e vendit në BE, por duke sugjeruar vajzat socialiste që të mos lidheshin me djemë demokratë çyrykë politikisht dhe që votonin kënetën.

Ai e shoqëroi me batuta, duke sugjeruar gratë që të kishin kujdes "kunatat e rrezikshme", të bindeshin burrat demokratë, por edhe djemtë që të votonin numrin pesë dhe integrimin në BE.

Fjala përmbyllëse e Ramës në Korçë:

"Porosinë e dini, mos lini shoqe, fqinj, kushërirë, por kujdes kunatat, mos i lini të thonë “e mirë mirë’, sigurohuni mirë për këtë qëllim. Dhe ndërtoni konspiracionin më të madh kundër burrave, burrave demokratë. Duhet të kenë shansin që të dalin nga këneta, këtë shans duhet t’ia jepni juve, nëpërmjet grave të tyre. Burrat demokratë duhet të kenë shansin që të dalin nga kategoria e atyre që “nuk mbushin” dhe në rastin më të keq kur nuk mbushin, i vënë burrat në gjumë.

Tani prite se ç’do thonë. Na ka sharë Edi Rama. Më kishin sulmuar se ju thosha ca vajzave të votuesve para, shiko, nëse keni nonjë djalë demokrat që ju buzëqesh, ju flet, ju shkel syrin, keni rastin që ta provoni vlen as s’vlen, a vjen me ju që të votojë numrin 5, apo do mbetet me gishtin e tij?

Nëse nuk vjen të votojë 5-ën, duhet ta lësh të shikoj punën e vet. Edi Rama thonë predikon ndarjen mes PS e PD! Po patjetër, as diskutohet fare!

Por pa i paragjykuar, duhet të punoj deri ditën e fundit që të shpëtojë! Por nëse ai çyryku do shkojë të votojë kënetën, do vejë vajza të hidhet në kënetë? Po në asnjë mënyrë! Vajza do shkojë në BE! Çfarë kuptimi ka kjo? Fakti që jeni dakord me mua, mua më mjafton. Mbase kam edhe unë ndonjë gabim! Kshu që krushqia me çdo demokrat bazohet tek ‘je me me BE-në apo je me kënetën”. Nëse je me BE-në, të trashëgoheni! Nëse je me kënetën, nuk ka vajzë për ty! (qesh) Shumë faleminderit dhe Gëzuar Pashkët! Rrofshin gratë e Korçës, Pogradecit, Maliqit, Pustecit, Devollit dhe të Kolonjës”.


Lajmi kryesor:

Rama njofton anëtaren e parë të qeverisë së re: Romët do kenë përfaqësim! Janë shqetësuar shokët e partisë pse shaj burrat, po s’e kuptuat pse lëvdoj gratë, nuk na duheni


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?