Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh

15 Nëntor, 13:48| Përditesimi: 15 Nëntor, 17:16

  • Share

Një ditë pas dështimit të Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, kryetarja Albana Vokshi u shfaq për të akuzuar socialistët për sabotazh.

Komisionit i skadoi afati mbrëmë në mesnatë, dhe hetimi i Vokshit jo vetëm bllokoi për 2 ditë dëshminë e Ilir Beqajt, por as nuk mundi të miratonte një raport përmbledhës për gjetjet.

Kam lexuar që në mbledhjen e parë listën e dëshmitarëve pjesë e planit të hetimit. Ai ka qenë Edi Rama, i pandryshuar në të gjitha propozimet e opozitës, duke vijuar me Ogerta Manastirliun, Ilir Beqaj e Vilma Nushin.

10 mbledhje bojkot nga ana e maxhorancës. Vetëm ajo bojkoton se kishin marrë porosi për të penguar hetimin parlamentar të dy koncesioneve abuzive. Keni parë tentativën për të rrëmbyer procesin e votimit, komisionin hetimor dhe drejtimin e tij.

Kemi bërë ‘folloë the money’ e kemi mjaftueshëm fakte e prova ndaj shkeljeve të përsëritura ligjore nga kryeministri, Ilir Beqaj, Ilir Rrapaj.Kanë krijuar një rrjet të tërë kompanish të lidhura me ortakët funksionarë të maxhorancës e kanë gllabëruar paratë publike.

Gama Service” kompania që krijoi Artan Lleshi për të përfituar nga Sani Service ka përfituar 2.7 mln euro sepse vendosën ta bëjnë dhebiznesmen shokun e Ilir Beqajt, Klodian Rjepajt e Ilir Rrapajt

Debatet për Komisionin Hetimor u zhvendos edhe në seancës parlamentare të së enjtes, ku PD kërkoi sërish shtyrjen e afatit me 3 javë, por PS e quajti një teatër.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?