Bashkia e Durrësit kërkon të hedhë mbeturinat te Gjiri i Lalzit, banorët kundër: Është zonë turistike (VIDEO)

14 Qershor 2020, 20:05| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 10:08

  • Share

DURRËS- Pas mbylljes së landfillit në Porto Romano dhe skadimit të marrëveshjes një javore pa asnjë kosto me Sharrën, Gjiri i Lalzit është parë si një mundësi për depozitimin e mbeturinave, por një gjë e tillë ka hasur rezistencën e banorëve. Ditën e sotme disa punonjës të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit kanë shkuar për të parë një shesh depozitimi në këtë zonë, por ka qenë i menjëhershëm reagimi i banorëve të cilët e kanë kundërshtuar, për pasojë kanë shkuar edhe forca policie me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Në video që Report Tv sjell, dëgjohet teksa një nga punonjësit shprehet se "patjetër që për këtë çështje do të merret edhe pëlqimi i banorëve", por këta të fundit shprehen skeptik. Sipas tyre, kjo është një zonë turistike, që do i dëmtonte shumë.

Durrësi ndodhet në gjendje të emergjencën mjedisore, i pushtuar nga mbeturinat. Kjo erdhi si pasojë e e mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano.  Për shkak të kostos së papërballueshme për t'i çuar mbeturinat në Sharrë, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgonte në Manëz. Kjo shkaktoi protesta të banorëve duke bllokuar kamionët me mbeturina pasi tymi dhe era e keq po u merrte frymën dhe djegia e tyre ndodhet pranë banesave ku jetojnë. Si zgjidhje provizore u vendos dërgimi i mbeturinave në Tiranë, ku për një javë, u nënshkrua një marrëveshje me landfillin e Sharrës, por afati i marrëveshjes falas përfundon ditën e nesërme. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Landi: 15/06/2020 01:14

    MOR NDYRESIRA QEVERITARE DHE BASHKIAKE TANI U KUJTUAT JU PER PLEHRAT,,KUR DURRESI KA 300.000 BANORE DHE NE VERE TREFISHOHET,,,ATY KU SOT ESHTE KENETA TE SHEMBEN 10.000 SHTEPI DHE TE BEHET NJE INCENERATOR,,,NJE LANDFILL,, DHE NJE PIKE INERTESH....DHE NE PLAZHE TE BRHET NJE DEBORATOR PER UJRAT E ZEZA,;QE ATO TE MOS HIDHEN NE DET TE PAPERPUNUARA....

    Përgjigju
  • Dursaket per DURRESIN: 14/06/2020 21:18

    Kjo tregon mungesen e shtetit ka nje ministri ku te vendose ku do hidhen plerat SE BASHKIJA DURRES KA MARRE FUND NUK EKZISTON Populi I Durresit duhet te protestoje per zgjedhjen e nje kryebashkjaku nga populli DHE JO MERCENAR POLITIK

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/06/2020 20:34

    Durresi nuk erdhi në kete gjendje si pasoje e mbarimit të marveshjes, POR SI PASOJE E SHKATERRIMIT TË TIJ NGA FSHATARET QE E DEGJENERUAN PËR 30 VJET. 30 VJET FSHATARET BENE KERDINE NË DURRES. NUK DUHET TË LEJOHESHIN NDERTIME QE TEK VIJA E HEKURUDHES DERI NË DET. A E KUPTONI SË Ç ESHTE BERE KETA 30 VJET? PO TË KISHTE HAPSIRA DO GJENDEJ ZGJIDHJA EDHE PËR MBETURINAT. TË VETMET MBETURINA JANË FSHATARET!

    Përgjigju
    • Boy: 14/06/2020 23:33

      Ti qenke me te vertete nje kafshe nga trute.

    • Fjjffj: 14/06/2020 21:44

      Hajde fustrim hajde.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?