Me vendim të Asamblesë së Pedagogëve, një grup pedadogësh të Universitetit të Tiranës kanë nisur grevën. Ata i patën lënë një afat një javor ministres së Arsimit, Besa Shahini për të pranuar kërkesën e tyre lidhur me ndryshimet në ligjin e Arsimit të Lartë. Ky ultimatum skadoi këtë të premte në orën 16:00.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Asambleja e Pedagogëve ka vendosur të nisë grevën, duke bojkotuar kështu mësimin në fakultete. Asambleja e Pedagogëve të UT i ka bërë thirrje të gjithë pedagogëve të universiteteve të vendit, për t'iu bashkuar kësaj greve. Report Tv mëson se thirrjes së Asamblesë i janë përgjigjur vetëm dy fakultete, ai i Shkencave Sociale dhe Histori Filologji.
Vendimet e Asamblesë së Pedagogëve
- Të nisin grevën e pedagogëve
- T’u bëjnë thirrje asambleve të të gjitha fakulteteve të UT që të mblidhen sa më parë për të koordinuar veprimet
- T’u bëjmë thirrje të gjitha asambleve dhe pedagogëve të Universiteteve Publike që t’i bashkohen grevës së përgjithshme
Më herët gjatë kësaj të premte, ministrja e Ministrja e Arsimit Besa Shahini takoi një grup pedagogësh si Jani Marka, Mark Marku, Rezart Prifti, Jani Marka, Altin Shegani, Marinela Shota dhe Erika Bejko. Pas këtij takimi, ministrja tha se bojkoti dhe dialogu nuk janë mënyra dhe mjeti i duhur për të arritur një zgjidhje pasi qeveria ka premtuar që do t’i mbështesë (Lexo këtu). Ndërsa pedagogët deklaruan se nga takimi nuk pati zgjidhje dhe se ata tashmë do vendosnin për grevën para dy ditëve (Lexo këtu).
Komente

Do tu jepja te drejte ketyre petagogeve sikur te kishin protestuar para studenteve.Po keta nuk jane pedagoge, por jane petamuter dhe petaguak per nivelin qe kane.Lum ne kush na meson femijet, mallkuar qofshi o plera dhe llumi i shoqerise.
PërgjigjuTe zbatohet ligji mbi gjithe ata qe po shkaterrojne nje brez te tere studentor duke u hequr te drejten per tu arsimuar. Nq se nuk zbatohet forca e ligjit per demin e madh moral dhe materjal qe po i shkaktohet vendit ,atehere ne nuk kemi qeveri qe te mbroje te drejten e femijeve per tu arsimuar .....Vertet ne UT ka nevoje per shume ndryshime por nuk duhet te behet ajo qe thote nje fjale e urte popullore:PRISH SHTEPI,PER TE NDERTUAR KASOLLE.KETE EMERTIM MUND TI VEME KESAJ QE PO NDODH.
Përgjigjuahh sa me fat jane keta pedagoge...sepse Edi nuk i arrin dot Enverit tani per tani, se do ju internonte familjet, do ju merte pronat, do i kalbte ne bure do ju perdh**onte edhe macet se familjet po e po
Ministrja te nxjerre urdhrin e lirimit nga detyra per te gjithe keta pedagog leshi se nuk I duhen as kurkujt bile dhe te arrestohen
PërgjigjuAta petagog kanë te drejten e tyre te protestojn
Studentet duhet te ngrene zerin e tyre dhe te denoncojne te gjithe ata qe u kane marre lek, qe i kane shkerdhyer, qe i kane detyruar te bejne g***re ose keta nuk ka burre nene qe ti shkule nga furriqet e tyre!!