Zorica Gjorçevska dhe Vanja Gjorçevska

Nëna e Vanjës thyen heshtjen për vrasjen makabër të së bijës: Jeta ime është kthyer në ferr

7 Dhjetor 2023, 15:24| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 15:32

  • Share

1701959070_zor.jpg

Zorica Gjorçevska dhe Vanja Gjorçevska

Zorica Gjorçevska, nëna e vajzës së vrarë në Maqedoninë e Veriut, Vanja Gjorçevska, ka thyer heshtjen për ngjarjen e rëndë në familjen e tyre. Ajo pretendon se me babain e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij. 

Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna. 

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr. Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo. Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

Vrasja e Vanjës nga pesë personat e dyshuar, sipas prokurorisë, është ndihmuar edhe nga babai Aleksandri i cili vrasësve ju ka dhënë informacion për vendndodhjen e Vanjës. Sipas prokurorisë, babai këto informacione i ka dhënë që Vanja e rrëmbyer të përdoret si peng për të kërkuar para nga nëna, e cila kishte shitur një banesë dhe babai kërkonte pjesë.


Lajmi kryesor:

Dalin PAMJET pas rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut! Nëna e Vanjës thyen heshtje: Jeta ime është kthyer në ferr


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?