'S'kam përdorur Sky'! Zbardhet dëshmia e Marklen Hakës në seancë, mohon se mori pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit! GJKKO e lë në arrest me burg

8 Shtator, 11:59| Përditesimi: 8 Shtator, 15:35

  • Share

Tirane-  I konsideruar si një nga personat më të shumëkërkuar të SPAK, i cili prej  i fshihej drejtësisë, Marklen Haka doli sot para Gjykatës së Posaçme, për verifikim të masës së sigurisë  të dhënë në mungesë ndaj tij.

33-vjeçari nga Nikla akuzohet si pjesëmarrës në vitin 2020 në atentatin ndaj Durim Bamit, ku sipas SPAK ka dhënë detaje për lëvizjen dhe vendodhjen e tij, të gjitha këto të zberthyera nga  bisedat ne aplikacionin SKY ECC

Haka ka mohuar në gjykatë akuzat e SPAK. Nëpërmjet avokatit të tij Erjon Kullolli  ai ka pretenduar se nuk ka konflikte me njëri dhe as me Durim Bamin dhe ditën kur ka ndodhur atentati ndaj Bamit ai ka qenë disa kilometra larg Fushë Krujes .

Gjithashtu Marklen Haka ka pretenduar se nuk ka përdorur aplikacion SKAY dhe gjatë kësaj periudhe dhe dyshohej se fshihej në Dubai që ka qënë në kerkim nuk është larguar nga Shqipëria. Arrestimi i Marklen Hakës u bë disa ditë më parë  pas informacioneve te marra  në rruge operative nga policia. Marklen Haka, ka qenë në oborrin e banesës ku fshihej kur i janë vënë prangat. Për shkak se ishte shpallur në kërkim, Haka jetonte i fshehur, dhe arrestimi i tij u krye më 6 shtator 2024, në një banesë të të afërmit të tij, ku janë gjetur dhe armë.

Ai akuzohet për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit , kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, sigurim i kushteve për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në ish-Bllok, por u lirua për mungesë provash. Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati në hyrje të Niklës në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull. Në shtator 2019 iu bë atentat, ku për fat të keq në atë kohë viktimë mbeti halla e tij. Në janar 2022 u prangos nga RENEA pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por edhe atëherë, u lirua.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?