‘S’kam qenë plotësisht e lirë’, 8 Marsi i Helena Kadaresë në diktaturë: Në Francë jam ndjerë e huaj! Në darkat ku ftohej Ismaili thosha: Po, jam shqiptare!

8 Mars, 18:46| Përditesimi: 9 Mars, 10:27

  • Share

“Liria e jashtme e një gjenerate të tërë i përket lirisë së brendshme të një individi”, thotë Helena Kadare, duke cituar një fragment nga libri i saj “Kohë e pamjaftueshme”.

Një festë-protestë ajo e 8 Marsit, që mblodhi në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit personalitete gra të letrave shqipe. Mes të ftuarave, përkthyesja dhe shkrimtarja Helena Kadare, e cila rrëfen nëse të qenit grua në Shqipëri mes dy sistemeve është perceptuar nga vetë ajo si fat, sfidë apo peshë...

“Personalisht e quaj një sfidë. Kujtoj se 8 Marsi në kohën e diktaturës na ishte kthyer në një ditë propagandistike, ku ne kryesisht hanim dreka jashtë. Një gjë që se bënim dot gjatë gjithë vitit. Dhe e gjitha kjo më krijonte një trishtim. Një festë grarishte. Gjë që sot ndryshoi plotësisht dhe më pëlqeu shumë ky takim”, shprehet Helena.

Mes botuesve e shkrimtareve, të pranishme janë edhe Flutura Açka dhe Natasha Lako, që tregojnë vështirësitë e një gruaje në diktaturë për të lexuar libra që emancipojnë, apo edhe për censurat në botime.

“E panjohura është shumë më shumë interesante nga ajo që është e zbuluar. Sa i përket figurave që frymëzojnë ka qenë Musine Kokalari, dhe ka qenë një libër i saj “Siç më thotë nënua plakë”. Ishte një libër me të vërtetë shumë frymëzues për lirinë e të shkruarit dhe për vetë fatin e asaj gruaje që e dinim që ajo ishte diku e internuar dhe ky libër qarkullonte si një libër i verdhë si atëherë, kur librat e verdhë lexoheshin me shumë pasion”, thotë më tej Helena.

Lirinë e librin Elena tregon se i shikon si shina të sigurta drejt emancipimit. Por a ka mundur vetë ajo të jetë një grua e lirë, duke jetuar deri në kapërcyell të regjimit komunist në Shqipëri.

“Nuk ka qenë e mundur. Më duket se ajo që më ka penguar është vetja ime. Më duket se e kisha shumë të fortë ndjenjën e detyrës. Një ndjenjë detyre për familjen. Përpiqesha ta kapërceja këtë por nuk e kapërceva dot. Ajo që do të doja të kisha bërë më shumë është të punoja më shumë, të shkruaja më shumë... e shumëçka tjetër”, tregon shkrimtarja.

Pavarësisht se leximi i hapi dritare për të njohur Perëndimin, tregon nëse pas largimit në Francë, u ndje e huaj apo si në shtëpi.

“Jo nuk jam ndier si në shtëpinë time. Gjithmonë jam ndier e huaj dhe sidomos vitet e para  kur opinioni fliste gjithmonë shumë keq për Shqipërinë gjithmonë kisha qejf dhe sfidë që në darkat e drekat që ftohej Ismaili, të thosha: po unë jam shqiptare”, thotë më tej.

Ndërsa sa i përket përfaqësimit të grave shqiptare tregohet e prerë.

“Jo nuk i shikoj të përfaqësuara”, thotë Helena.

Me frymën e leximit dhe të formimit edukativ rrëfen se i ka rritur Helena-nënë edhe dy vajzat e saj, çka e sugjeron për të gjitha gratë.

“Leximi mendoj se është një forcë shumë e madhe emancipimi që i ndihmon ato të ecin përpara, por jo me arrogancë. Asnjëherë me arrogancë. Vajzat e mia i kam lënë të lira, dhe kur shikoj rezultatet që ja kanë dalë mbanë, them se ia ka vlejtur dhe koha që u jam përkushtuar atyre”, thotë me tej.

Gjatë bisedës me drejtoren Alda Bardhyli botueset folën edhe për peshën e përzgjedhjes me kujdes të librave si dhe të rekomandimit të titujve të duhur.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali: 09/03/2024 12:27

    genjeshtare dhe manipulatore e te vertetave dhe pak si k... plake

    Përgjigju
  • engjell: 08/03/2024 20:11

    jam nje grua e thesht popull kur i thone dhe ne kohen e xhaxhit kishte shije jeta kishte shije festa ku e festonim ne menyren me te bukur kishte barazi e respekt per neri tjetrin prandaj zonje e dashur mos fol kot fare.

    Përgjigju
  • VVVV: 08/03/2024 19:41

    Sinqerisht eshte e neveritshme te degjosh nga njerez qe kane qene ne pozita shume te larta ne ate sistem te bejne viktimen. Po per ato njerez qe kane qene te pushkatuar cfare do thoje ti “aristokratja e vuajtur dhe e perndjekur”? Mjafton historia qe keni shkaterruar jeten e nje djali vetem se nuk ishte i pershtashem nga statusi social per vajzen tuaj. Perndjekja kafsherore pa meshire ndaj nje te riu tregon influencen qe keni patur dhe shpirtin qe keni sigurisht!

    Përgjigju
  • Termeti: 08/03/2024 18:56

    Znj. Elena! Ju ne kohen e diktatures kenii festuar 8 Marsin dhe 31 gushtin. Burri juaj ka qene me makine private dhe me shofer. Tani thuani c’do gje. Brezi i tashem nuk ju njeh. Mosmirenjohes deri ne gene.

    Përgjigju
    • Emigrant: 09/03/2024 07:55

      Aman o feto ke shkrujt tamam sikur je na cerma apo rrogozhina

    • O feti: 09/03/2024 06:35

      Edhe ti qenke thy ne mes tu lexuar libra por ate abetaren se paske mbaruar. Cfar esht ajo: naier e nei? Shkruhet ndonjehere dhe nji dhe shfletuar e jo shfletu meqe u bëke profesor e korrigjon komentuesin

    • Feti: 08/03/2024 20:40

      Zoti Termet, nga komenti qe ke bo trego se nuk ke shfletu neier nei liber ne jeten tate. Qofsha i gabum.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?