Skandal/ Autoriteti i Konkurrencës shkarkon drejtorin juridik pasi denoncoi në Report Tv pazarin e oligarkëve të miellit dhe faljen e gjobës 5 mln euro për fiksimin e çmimit 

1 Shkurt 2022, 21:15| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 22:31

  • Share

TIRANË- Tjetër skandal në Autoritetin e Konkurrencës, institucion i cili ka konfirmuar edhe një herë se është nën influencën e oligarkëve të miellit dhe pazarit mes tyre për të diktuar dhe fiksuar çmimin e bukës. Pas vendimit komprometues dhe të shumëdebatuar për t'u hequr oligarkëve të miellit gjobën 5 milionë euro për marrëveshjen mes tyre për fiksimin e çmimit, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur të ndëshkojë edhe punonjësit e këtij institucioni, të cilët denoncuan në media akordin mes bosëve të miellit për të deformimin e konkurrencës në kurriz të konsumatorëve. Kupola e Autoritetit të Konkurrencës që mbrojti oligarkët e miellit ka vendosur të ndëshkojë me largim nga detyra drejtorin Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe çështjeve gjyqësore në AK, Indrit Reka. 

Reka është ndëshkuar pasi gjatë një interviste në Report Tv zbuloi prapaskenat e hetimit njëvjeçar ndaj oligarkëve të miellit për caktimin me marrëveshje të çmimit të miellit dhe më pas sabotimin e gjobës 5 milionë euro ndaj tyre. Në 30 shtator 2021, Reka u shpreh në Report Tv se si 5 kompani kishin monopolizuar tregun e miellit, ku megjithatë i shpëtuan ndëshkimit falë votës së anëtarit Denar Biba, sot kryetar i Autoritetit të Konkurrencës. 

Me 30 dhjetor 2021, sekretarja e përgjithshme e Autoritetit të Konkurrencës, Diana Dervishi ka urdhëruar ngritjen e një komisioni për ndëshkimin e Indrit Rekës. Urdhri është firmosur nga Diana Dervishi vetëm 20 ditë pasi është zgjedhur kryetari i ri i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, i cili çuditërisht ka votuar kundër gjobitjes së kompanive të miellit. 

Komisioni disiplinor përbëhej nga vetë Dinana Dervishi kryetare si dhe nga anëtarët, Thomas Koleka, Daniela Laze, Dhurata Skënderi dhe Anisa Buxheli. Më 24 janar 2022, komisioni i vendosur të shkarkojë nga detyra Indrit Rekën. Duke ‘arsyetuar’ vendimin e ndëshkimit, komisioni ndër të tjera thekon se “Z. Indrit Reka, jashtë detyrave funksionale si Drejtor i Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore ka dhënë intervistë për gazetarin e Report TV për çështjen e hetimit në tregun e miellit...”. 

Komisioni disiplinor e ka konsideruar denoncimin e oligarkëve të miellit nga Reka në media një shkelje të rëndë dhe që duhet ndëshkuar me largim nga puna. “Mbi këto evidenca, konstatohet se Z. Indrit Reka, nuk ka zbatuar dispozitat ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, në shkelje të nenit 11 "Marrëdhëniet me organet e medias së shkruar dhe elektronike" të Kodit të Etikës së Autoritetit të Konkurrencës, të miratuar me vendimin e Komisionit të Konkurrencës nr. 69, datë 24.12.2007; në shkelje të nenit 23 "Drejtoria Juridike dhe Çështjeve Gjyqësore" dhe nenit 34 "Respektimi i Kodit të Etikës", të rregullores "Për funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës", miratuar me vendimin e Komisionit tě Konkurrencës nr. 563, datë 25.10.2018, ka dhënë deklarata, të cilat kanë paragjykuar negativisht veprimtarinë e hetimit dhe vendimmarrjes së Sekretariatit dhe Komisionit të Konkurrencës, dhe kanë shpërndarë fakte të pavërteta mbi vendimmarrjen e anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës, duke cenuar rëndë imazhin e veprimtarisë se Autoritetit të Konkurrencës”. 

7 oligarkët e miellit 
Lëvizjet e dyshimta të çmimit të bukës në 2019, angazhoi Autoritetin e Konkurrencës, duke nisur një hetim përmes Komisionit të Konkurrencës mbi tregun e importit të grurit, si dhe importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit për kompanitë Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, për periudhën 2017-2019. Agro Blend SHPK është në pronësi të Fiqiri Ismailit, ish kryetar i Bashkisë së Vorës, i propozuar nga PD. Në kompaninë ‘Bloja’ kanë mbi 90 % të aksioneve Agron Haxhiymeri dhe Fuad Haxhiymeri, Miell Tirana SHA është në pronësi të Saimir Stërmillit dhe Alush Hoxhës. Ndërsa Dimitrios Thomoglou është pronar i kompanisë Atlas SHA. Atlas Mills SHPK është në pronësi të kompanisë ‘Besniku’, e cila është në pronësi të Dervish Domit.

Marrëveshja për deformimin e tregut 
Në përfundim të hetimit paraprak, ‘Konkurrenca’ ndriti dyshimte të fora për shkelje të konkurrencës dhe koordinim mes 5 kompanive. Pas hetimit parapak, Komisioni i Konkurrencës, në 25 korrik 2019, vendosi të nisë një hetim të thelluar për pesë kompanitë për tregun e grurit dhe miellit për periudhën kohore nga 1 janar 2017 deri në 30 qershor 2019. Për mbledhjen e fakteve, Komisioni u ka kërkuar informon kompanive nën hetim, Drejtorisë së Përgjithshme të  Doganave dhe Drejtorisë Përgjithshme e Tatimeve. Hetimi zgjati një vit. Në përfundim, Komisioni i Konkurrencës, ka arritur në konkluzionin se kompanitë Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills, kanë lidhur marrëveshje me njëra-tjetrën duke caktuar çmimet e shitjes se miellit dhe kontrolluar prodhimin e tregut të miellit, në shkelje të konkurrencës. Sipas raportit të hetimit, 5 kompanitë blejnë grurë dhe miell për import me çmime të përafërta, duke mos ndjekur trendin e çmimeve, me qëllim për të krijuar rezerva kur çmimi bie. Këto rezerva i përdorin kur çmimi është më i lartë.

Anëtarët e AK pranojnë shkeljet, jo gjobën 
Në 29 shtator 2021, 5 anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës me votë unanime kanë pranuar  shkeljet që 5 kompani të importit dhe përpunimit të grupit kanë bërë duke monopolizuar tregun e duke përcaktuar në bllok çmimin. Por, çuditërisht 3 anëtarë janë tërhequr nga vendosja e gjobës 5 milionë euro. Denar Biba, sot kryetar, Adriana Berberi dhe Leida Matja kanë votuar kundër gjobitjes së oligarkëve të miellit me 5 milionë euro. Juliana Latifi dhe Eduard Ypit kanë votuar pro.

 

 

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 02/02/2022 19:00

    Keshru behet me drejtuesit e ndershem edhe ne Vlore.Te gjithe i heq nga puna Vilma Bello me Anduelin ,kryetarin e PS

    Përgjigju
  • Liri: 02/02/2022 10:47

    Turp ne vend qe te mbrohen njerezit qe mundohen te bejne nje pune me interes publik ndeshkohen me largim nga puna. Nderkohe Kryetar vihet nje person i dyshimte per 100 pislliqe, bravo Qiviria qe ne duam

    Përgjigju
  • opopop: 02/02/2022 08:58

    urgjent shkarkim bibës bashke me bibën sekretaren e pergjithshme

    Përgjigju
  • sonila: 02/02/2022 08:56

    prap keta dervishet burr e grua ????????????????????

    Përgjigju
  • Armand: 02/02/2022 08:48

    Problemi eshte me i thjeshte. Julu latifi dhe indrit reka ishin njerez te erjon braces. Aty ne autoritet vendoste erjon brace. Suksese ne jete Brace se sdo jesh as deputet ne zgjedhjet e ardhshme dhe kalo nga Pd pastaj.

    Përgjigju
  • Toni: 02/02/2022 08:47

    Vendimi i autoriteti merret me shumice votash. Ne monmentin qe merret eshte vendim o zbatueshem sic eshte i gjykatave. Dhe asnje nepunes institucioni nuk del ne publik te komentoje apo atakoje vendimet e institucionit. Kaq e thjeshte.

    Përgjigju
  • Krapi: 02/02/2022 08:15

    Pse habiteni. Keshtu ndodhi edhe me drejtorin e Antikontrabandes marian lacaj i cili denincoi publikisht aparaturat e bitcoin kontrabande dhe drejtori doganes gent gazheli e liroi automatikisht nga puna edhe pae Rama dhe Krimi ekonomik u vu ne dijeni ne kohe reale. Rama koka e qelbur e peshkut korruptiv.

    Përgjigju
  • Samuel: 02/02/2022 08:12

    Po autoriteti i konkurrences eshte nje organ i panevojshem ne vende te botes se trete. Kot qe rendon buxhetin e shtetit

    Përgjigju
  • Iris: 02/02/2022 00:40

    /Autoriteti i konkurences/ mund te fshihet e te justifikohet me ane te nje ligji te brendshem ne lidhje me raportet me mediat per kete shkarkim,por kjo nuk e mohon faktin se ne cilin xhep <<ngrohen>> zyrtaret e larte te /Autoritetit/,perkundrazi i nxjerr zbuluar.

    Përgjigju
  • Ilir: 01/02/2022 22:33

    Anullimin e gjobës dhe të gjithë çështjen të mbi 7 kompanitë importuese të miellit ku kanë fiksuar çmimin në disfavor të konsumatorit, duhet hetuar nga Drejtësia e Re (SPAK), për të nxjerr se kush e anulloi gjobën, mbi ç'baze ligjore, cilat kanë qëne qasjet arbitrare të shtetit/pononjesve, nëse ka pasur...Sikurse duhet hetuar edhe ky shkarkim dhe se cilat janë shkeljet dhe a janë ato të lidhura me çështjen e mësipërme... Kjo është çfarë çdokush kërkon, DREJTËSI - Z. Kryeministër, besoj edhe Ju !

    Përgjigju
    • Riku: 02/02/2022 04:12

      Jeni kaq te shplare nga trute sa qe e kerkoni zgjidhjen te autori... yt

  • Eri: 01/02/2022 22:25

    Turp Turp. Respekt per zotin Reka. Ska shtet ai qe mbron popullin largohet nga puna ato qe po e varferojne popullin behen drejtore o zot ca behet ketu.

    Përgjigju
  • Jxjxjd: 01/02/2022 22:20

    Lufte patronazhistesh.

    Përgjigju
  • eli: 01/02/2022 22:12

    Kjo eshte qeveria qe po lufton korrupsionin....ne vend te shkaterroj te korruptuarit shkarkon te ndershmit

    Përgjigju
    • A. N.: 01/02/2022 22:27

      Ku eshte cudia ketu?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?