Novak Gjokoviç dhe Milan Jolovic, ish-komandant i 'Ujqërit e Drinas'

Kosova & Rajoni

Skandal! Gjokoviç fotografohet me një nga komandantët e gjenocidit të Srebrenicës

25 Shtator 2021, 08:50| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 09:13

  • Share

Probleme të reja po vijnë për Novak 'Nole' Djokovic fituesi i 20 Grand Slams. Pas humbjes në Grand Slam e SHBA, numrit një në tenisin botëror iu deshën disa ditë pushim për t'i kaluar në Bosnjë. Megjithatë, 34-vjeçari serb u fotografua në një restorant së bashku me Milan Jolovic, ish-komandant i " Ujqërit e Drinas ", një njësi e ushtrisë së Beogradit që mori pjesë në gjenocidin e Srebrenicës, në korrik 1995. Në ato ditë Forcat serbe ata vranë gati tetë mijë boshnjakë me besim mysliman dhe i varrosën trupat e tyre në varre masive. Pas atyre ngjarjeve, Jolovic  u quajt "Legjenda" nga forcat serbe dhe gjithashtu morri pjesë në shpëtimin e jetës së gjeneralit Ratko Mlladiç, i  cili sot është I dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte.

Fotografia e Djokovic dhe Jolovic u publikua nga uebfaqja boshnjake Fakta, e cila akuzon tenistin se ka marrë pjesë edhe në një dasmë dhe ka kënduar përkrah Milorad Dodik, një anëtar serb i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i njohur për qëndrimet e tij mohuese në lidhje me gjenocidi i Srebrenicës dhe ndër mbështetësit kryesorë të shkëputjes nga vendi i rajonit të Bosnjës me shumicë serbe.

Nuk është hera e parë

Djokovic pas triumfit në ATP Në 2020  ka postuar një video në Instagram ku dëgjohet duke kënduar këngën Vidovdan 1389, një nga “himnet” nacionaliste serbe në raport me Kosovën.

 

Kjo video ka shkaktuar reagime të shumta te shqiptarët, ndër ta edhe ambasadori i Kosovës në Bullgari Edon Cana, i cili e ka quajtur primitiv tenistin serb pas publikimit të videos.

“Pas marshit ushtarak, ata kanë vazhduar me Kosovën. Mund të bëhesh fitues i ATP-së, por mbetesh një primitiv, i prapambetur edhe një nacional-shovinist i zakonshëm ballkanas. Nuk është e rastësishme që Novak Gjokoviç është tenisti më pak i dashur nga kampionë e tenisit në histori të këtij sporti “, ka shkruar Cana”, ka shkruar ai në Twitter

 

 Në vitin 2008 Gjokoviç kishte deklaruar se "Kosova është pjesë e Serbisë dhe do të jetë gjithmonë kështu".

r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodran: 25/09/2021 15:56

    Shqiptar është edhe Gjokoviç! Gjokaj....Gjoko-viç!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?