SKANDAL/ Greqi-Kosovë si në luftë! Grekët provokojnë me flamurin serb, hedhin flakadë në drejtim të tifozëve ‘Dardanë’ (VIDEO)

13 Qershor 2022, 10:24| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 10:28

  • Share

Greqi–Kosovë mbrëmë i kaloi kufijtë e futbollit dhe ishte thuajse si një luftë për shkak të çdo limiti që kaluan tifozët vendas. Gjatë 90 minutave grekët shpërfaqën urrejtje ndaj shqiptarëve që nga minuta e parë e lojës së zhvilluar në Volos.

Një baner ku shihej harta e Kosovës me flamur të Serbisë brenda saj, slogane të tjera pro serbe dhe anti-shqiptare, u vërshëllye me të madhe himni shtetëror i Kosovës, brohoritje dhe fyerje nacionaliste dhe raciste ndaj shqiptarëve, laser në sy të lojtarëve të Kosovës, hedhje e sendeve në fushë ishin vetëm disa nga veprimet e turpshme të huliganëve helenë, ndërkohë që kulmi ishte kur disa prej tyre e kaluar gardhin dhe shkuan për t’u përleshur më tifozët kosovarë, “Dardanët”, të cilët nga ana e tyre e ruajtën maksimalisht qetësinë.

Por nuk u mjaftua me kaq. Kur Greqia e shënoi golin e parë, në minutën e 71, tifozët grekë hodhën  fishekzjarrë nga distanca tek tifozët e Kosovës, por edhe më gjësende të tjera si shishe plastike apo objekte të tjera. Jeta e tifozëve nga Kosova u rrezikua seriozisht.

Kjo solli herë pas herë reagimin e ekipit të Kosovës i cili në një moment kërkoi edhe ndërprerjen e ndeshjes. Por arbitri portugez vizitoi lojën. E gjithë kjo sjellje skandaloze vjen kur një javë më parë në Prishtinë ekipi grek u mirëprit në mënyrë model, madje edhe fitoi ndeshjen në fushë me rezultatin 0-1.

Grekët e fituan edhe sfidën e mbrëmshme me rezultat 2:0 në kuadër të Grupit 2 të Ligës C. Por, rezultati në këtë ndeshje të Ligës së Kombeve doli në plan të dytë duke e pasur parasysh atë që ndodhi, mbi të gjitha në tribuna. Tashmë pritet nga UEFA, nëse do ta dënojë atë që ndodhi mbrëmë në Volos, duke marrë masa ndaj Federatës së Futbollit të Greqisë.

Ora 13:56
Akuzat e kapitenit të Kosovës për incidentet: Trajneri i Greqisë më shau, protestova te arbitri

Incidentet më të vogla ishin fërshëllimat ndaj himnit kombëtar dhe parullat nacionaliste pro Serbisë, ndërsa kupa u mbush kur tifozët grekë sulmuan ata shqiptarë të Kosovës që ishin në stadium. Teksa i tregonte arbitrit për situatën, Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, thotë se është fyer nga trajneri i Greqisë.

“Ka pasur hedhje të flakadanëve dhe protestova. Nuk ka ndikuar në fushë dhe mendoj që mund të bëjmë më mirë. I tregova gjyqtarit që ato mjete të hedhura janë të rrezikshme. Protestova mjaftueshëm të gjyqtari kryesor dhe te gjyqtari i katërt dhe trajneri i tyre më shau. Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre,”-u shpreh Amir Rrahmani.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?