Albana Vokshi

Politikë

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’, Vokshi: Krim shtetëror, pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën

16 Gusht, 14:59| Përditesimi: 16 Gusht, 15:03

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar në SPAK atë që ajo e quan skandal në Onkologjik, ku pacientët që po luftojnë me jetën nuk u jepet terapia e nevojshme.

Sipas Vokshit, aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit. Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik.

Postimi i plotë:

Skandal i përsëritur në Onkologjik!

Aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit. Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur = rrezik për jetën!

Nuk është hera e parë.

Nuk është rast i izoluar.

Prej një viti kam kallëzuar në SPAK Ramën, ministrat e Shëndetësisë, drejtuesit e QSUT e Onkologjikut për vrasje me dashje, shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore. Sot janë të njëjtët drejtuea në Qeveri, e në Onkologjik. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë nuk mban përgjegjësi për shëndetin apo jetët e humbura.

Sot, ndërsa qindra milionë euro shkojnë për koncesione abuzive (Check-up, sterilizim, laboratorë), pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën.

Ky është krim shtetëror. Dhe SPAK, duke heshtur, është bërë bashkëfajtor.

Foto: Postimi i Albana Vokshit 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?