Sport

Skandal me fondet e UEFA-s, bllokohen llogaritë e FSHF për transferta të jashtëligjshme! Vendimi i Gjykatës së Tiranës që u shkel nga Armando Duka (DOKUMENTI)

24 Nëntor 2021, 10:20| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 19:41

  • Share

Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë bankare. “Panorama Sport” ka zbuluar së fundmi se institucioni më i lartë i futbollit në vend ka degraduar në pikën që, edhe me paratë që UEFA akordon për futbollin shqiptar, të zhytet në afera të dyshimta, derisa ka hasur vështirësi edhe për të kaluar pagat e punonjësve të vet për muajt e fundit.

BLLOKIMI I LLOGARIVE
Dje në zyrat e FSHF-së janë paraqitur dy persona, që pas interesimit të gazetës, rezultuan se ishin përfaqësues të një zyre përmbarimore. Më pas mësuam se javën e shkuar, FSHF-së i janë bllokuar llogaritë bankare, për shkak të disa transaksioneve të dyshimta të parave, duke bërë shkelje të rënda njëra pas tjetrës. E gjitha kjo mund të përfundojë edhe në prokurori, por mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë organet ligjzbatuese gjatë ditëve në vijim.

Shkak për bllokimin e llogarive të FSHF-së është bërë fakti që paratë e së drejtës televizive dhe paratë që UEFA ka akorduar për klubin Tirana nga pjesëmarrja në Kupat e Europës një vit më parë, nuk janë derdhur në llogaritë bankare të 25 herë kampionëve të Shqipërisë, por në llogari të tjera. Në mes është futur përmbarimi dhe më pas skandali ka marrë përmasa të frikshme.

PARATË E UEFA-s
Klubit të Tiranës i takonte të merrte rreth 1 milion euro shpërblim, pasi kaloi dy ture në Champions dhe arriti deri në “play off” të Ligës së Europës dy vite më parë. Shpërblimet për arritje të tilla UEFA i akordon në vitin pasardhës dhe i derdh në llogaritë e federatave përkatëse (në këtë rast FSHF-së), të cilat më pas ua kalojnë klubeve. Ndërkaq, klubit i takonin edhe afro 65 mijë euro nga e drejta televizive.

Po çfarë ka ndodhur? Tirana i ka llogaritë bankare të bllokuara për shkak të një gjyqi të humbur me ish-presidentin e ndjerë të klubit bardheblu, Metush Seferi. Kjo çështje është fituar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe tani e ka marrë në dorë përmbarimi, duke ia bllokuar llogaritë Tiranës prej disa kohësh.

SKANDALI I FSHF-së

Federata është njoftuar nga zyra përmbarimore se klubi Tirana i ka llogaritë të bllokuara dhe për çdo transfertë që do të bëhet në arkat e bardhebluve, do të duhet të njoftojnë përmbarimin, siç e parashikon edhe ligji. Mirëpo, FSHF-ja ka shpërfillur totalisht ligjet e shtetit, duke i kaluar Tiranës paratë e UEFA-s në rrugë të tjera. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se pas disa njoftimeve me shkresë në adresë të FSHF-së nga zyra e përmbarimit, “se ku janë paratë që ka akorduar UEFA dhe ato të së drejtës televizive për Tiranën dhe si i kanë kaluar ato klubit bardheblu ndërkohë që llogaritë i ka të bllokuara”, atëherë kanë paralajmëruar se do t’i bllokojnë llogaritë edhe FSHF-së. Pasi i kanë lënë kohë mjaftueshëm dhe janë kryer të gjitha procedurat, ka ardhur edhe vendimi për t’i bllokuar llogaritë FSHF-së. Skandaloze! Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të sfidojë shtetin dhe të kryejë transaksione parash me kundërvajtje të tilla, duke krijuar një precedent të rrezikshëm dhe duke “bekuar” paligjshmërinë mbi transparencën financiare në futbollin që ajo organizon.

PO SFIDON EDHE UEFA-n

Zyrtarët e FSHF-së mund ta trajtojnë si pronën e tyre federatën dhe mund të shkelin ligjin me paratë që marrin nga sponsorë të ndryshëm apo nga kompleksi i Kombëtares që kanë lëshuar me qira në Kamzë për akademinë e Alban Bushit. Ndoshta mendojnë se janë të paprekshëm nga ligjet shqiptare. Por, kur bëhet fjalë që paratë e UEFA-s të transferohen në mënyrë të kundërligjshme, atëherë FSHF duhet t’i bëjë mirë hesapet, sepse është nën monitorimin e vazhdueshëm të këtyre institucioneve, por edhe të medias ndërkombëtare. Kështu injoroi federata edhe trukimet e njëpasnjëshme që ndodhnin vite më parë në Shqipëri nën hundën e saj.

Duka dhe zyrtarë të lartë ia hodhën pa lagur dhe pa asnjë hetim për gjendjen ku u zhyt futbolli ynë, por sot që flasim kemi klubin më të dënuar në planet për trukime: Skënderbeun. Edhe atëherë FSHF e sfidoi hapur ligjin dhe për hir të së vërtetës nuk pati asnjë reagim nga instancat shtetërore, por reagoi pikërisht UEFA që dënoi me 10 vite dhe 1 milion euro gjobë një prej klubeve më të suksesshme të epokës “Duka”. Ky i fundit, që ndërkaq është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, del dhe ankohet se qeveria nuk e ndihmon, por duhet që më parë të japë llogari se si institucioni që drejton shkel ligjin dhe bëhet burim për evazion fiskal. Sepse, t’i transferosh një klubi paratë e UEFA-s nëpërmjet llogarive të dyshimta dhe jo në llogaritë zyrtare, është shkelje e hapur e ligjit./ Panorama Sport

Ora 19:31
Skandal i Dukës me fondet e UEFA-s, Braçe: Mooooooos dhe tani që dolëm të tretë në grup! Mos është bankë në të zezë dhe nuk e dinim?

1583598529_erjonbrace780x405.jpg

Ish.zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas skandalit në FSHF ku i janë bllokuar llogaritë pas vendimit të Armando Dukës, i cili ka shpërdoruar edhe fondet e UEFA-s. Braçe i druhet se pasojat e këtij skandali do të mund të ndikojë edhe në renditjen e Kombëtares së Shqipërisë në grupin për eliminatorët në Botëror.

“Mooooooos! Çfarë ka ndodhur kështu? C’është kjo gjëmë? Dhe kur, tani që dolëm të tretët në grup! Si mund tja bëni këtë? Si? Pale, thoni që është dhe vetëm fillimi! Mos dhe me lekët e UEFA-s, mos është bankë në të zezë dhe nuk e dinim”, shkruan Braçe.

Ora 15:45
Vendimi i Gjykatës së Tiranës për bllokimin e llogarive bankare që u shkel nga Armando Duka, e që prokuroria duhet të nisë hetimet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka kryer një nga shkeljet më të rënda të tij, e që duhet të jetë objekt hetimi nga ana e prokurorisë shqiptare. Bëhet fjalë për transaksionet e dyshimta të parave që FSHF-ja ka derdhur në arkat e klubit të Tiranës. FSHF-ja në shkelje të çdo ligji të shtetit shqiptar i ka kaluar parat e UEFA-s, Tiranës, në rrugë të dyshimta, pasi klubi bardheblu i ka llogaritë bankare të bllokuara për shkak të disa gjyqeve të humbura.  Derdhja e këtyre parave në rrugë jo ligjore në drejtim të ekipit kryeqytetas, ka bërë që zyra përparimbore të bllokojë dhe llogaritë bankare të FSHF-së, e cila është zhytur në një krizë financiare duke pasur vështirësi dhe në rrogat për punonjësit e saj.

Gazeta TemA ka siguruar dokumentin që tregon qartë vendimin e bllokimit të llogarive të klubit të Tiranës prej shumë muajsh. Në dokument tregohet qartë urdhri i Gjykatës Gjyqësore të rrethit Tiranë ku kërkon vendosjen nën sekuestro të llogarive bankare të këtij klubi.

Mirëpo pavarsisht këtij vendimi, Armando Duka ka shpërfilluar vendimin e Gjykatës dhe të zyrës përbarimbore duke ia kaluar lekët në mënyrë të jashtëligjshme skuadrës së Tiranës. Tirana përfitoi nga UEFA rreth 1 milion euro nga pjesëmarrja në fazën paraleminatore të Champions League ku dhe arriti të shkojë deri në play off, si dhe nga e drejta televizive. Këto shkelje të rënda dukë shpërfillur vendimet e Gjykatave, tregojnë arrogancën që Armando Duka ka dhe arsyet pse ai nuk e lëshon dot karrigen e FSHF-së. Largimi i tij nga ai post do të hapte letrat dhe shkeljet akoma të rënda që ai ka bërë në këto 20 vite që e ka pushtuar Federatën, ndaj dhe kërkon ta mbajë peng dhe për disa vite të tjera. (TemA)

Dokumenti
Ora 14:01
UEFA i ka bllokuar llogaritë? Reagon FSHF: Shkrimi është shantazh, do t'i drejtohemi drejtësisë

1617210252_fshflogostandartizim.jpg

Pas shkrimit të botuar sot në “Panorama Sport”, që Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë bankare nga UEFA, ka reaguar FSHF. Përmes një njoftimi për mediat FSHF thoë se ky shkrim është shantazh dhe përbaltës.

"Shprehim keqardhjen më të thellë për degjenerimin e kësaj media që po përdoret nga botuesi si mashë për të goditur dhe përbaltur institucionin e futbollit shqiptar. Prej muajsh kemi refuzuar t’i përgjigjemi fletërrufeve që vinin nga kjo media, sepse fokusi jonë e energjitë tona janë të orientuara te puna dhe jo përgjigja ndaj presioneve apo tentativave për gjobëvënie", shkruan FSHF teksa nënvizon se do të përballet në gjyq me gazetën.  

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/11/2021 04:28

    Kur qendron per 20 vjet ne maje te plehut,jo vetem te cimentohen kembet ne pleh,por dhe plehu ku qendron,fillon te te duket sikur nuk mban ere pleh,por trendafil.Te shohim si do t'i nxjerre kembet nga plehu ku eshte zhytur sulltani i FSHF.

    Përgjigju
  • Xhepi: 24/11/2021 20:09

    Duka te ishte ne kohen e xhaxhit do te kishte perfunduar jo ne burg por ne litar duke shkaterruar futbollin duke lene jashte skuadra si Flamurtari Elbasani Luftetari Lushnja Tomorri Apolonia qe i kane dhene tonin futbollit shqiptar. Ai duhet te pergjigjet bashke me hajdutin tjeter Arben Dervishi per heqjen e emrit Qemal Stafa stadiumit kombetar dhe shitjen e ketij stadiumi tek te huajt.

    Përgjigju
  • vjeshta: 24/11/2021 18:28

    Shumë ka zgjatur kjo punë! Si gjithmonë në Shqipëri duhet të hetojnë të huajt, se këtu ka njerëz të pa prekshëm

    Përgjigju
  • Zarka: 24/11/2021 18:20

    kete kokelopen e fsha ta beni bashke me kokelopen e skraparit dhe ti dergoi ne rec te shveshin geshtenja reci per nja 10 vjt

    Përgjigju
  • Bajoneta: 24/11/2021 17:30

    Ky tipi qe ka qef haremet.duhet te beje valixhet gati

    Përgjigju
  • Aliu: 24/11/2021 15:09

    Pervec klanit Duka, keni dhe Shulkun qe rri nen hije megjjthe Halilin &CO

    Përgjigju
  • Elton: 24/11/2021 11:15

    Nëmat dhe mallkimet e Flamurtarit dhe Dinamos nuk do e lën dukën t bëj prokopi brez pas brezi

    Përgjigju
  • LORA: 24/11/2021 11:03

    Kur te çkulet mafiozi a.duka nga FSHF, atehere ka per te rilindur futbolli i shqiptarve. Ky me siper,eshte lajm i mire per mua.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?