Jorge Daniel Martinez

Skandal në Argjentinë, Boca Juniors pezullon trajnerin pas akuzave për ngacmim seksual

6 Prill 2023, 17:02| Përditesimi: 6 Prill 2023, 17:04

  • Share

Boca Juniors në Argjentinë bëri me dije se ka pezulluar trajnerin e ekipit të femrave, Jorge Martinez pas akuzave për ngacmim seksual. Në një komunikatë për mediet, Boca tregon se derisa të mbarojnë hetimet trajneri do jetë i pezulluar me drejtësinë që duhet të flasë.

“Si rezultat i ankesës së publikut ndaj trajnerit të skuadrës së futbollit për femra, Jorge Daniel Martinez, Boca Juniors informon se e ka larguar nga detyra deri në sqarimin e gjithçkaje dhe përcaktimin e përgjegjësive”, shkruan klubi argjentinas në një deklaratë e publikuar në faqen zyrtare.

Klubi ka pezulluar stërvitjen për skuadrën e femrave, e cila të dielën e kaluar mposhti River Plate 3-0 në klasiken që u luajt në 'La Bombonera'. Futbollistet kishin nisur punën nën urdhrat e trajnerëve Jose Luis Godoy dhe Alejandro Kunic, por pak minuta më vonë u dha urdhri për të mos vazhduar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?