Skandal në armatën belge: Ushtarë të batalionit të lidhur me mafien shqiptare në trafikun e drogës dhe armëve 

18 Mars, 16:51| Përditesimi: 18 Mars, 17:03

  • Share

BRUKSEL- Një hetim është duke u zhvilluar për fakte që lidhen me drogën, municionin dhe pjesët e armëve në batalionin e 4-të inxhinierik të Amay, pranë Huy në Belgjikë.

Kjo përfshin trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, ka mësuar sot agjencia Belga.

Mediat kanë “pushtuar” me tituj bombastik këtë aferë të kontrabandës në armatën belge me mafian e huaj, njofton gazeta zvicerane në shqip ‘Le canton27.ch’.

Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe kreu i ushtrisë Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, një njësi frëngjisht-folëse, ku numërohen rreth 600 burra dhe gra, ishin pezulluar në mënyrë nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të zbuluara nga hetimet.

Një tog e këtij batalioni (një nën-njësi prej rreth tridhjetë vetësh) u shpërbë, një vendim “serioz” dhe “ndoshta unik” në historinë e fundit të Mbrojtjes në Zvicër.

Por sipas gazetës Het Laatste Nieuws dhe kanalit televiziv privat flamand VTM, disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar mediave belge.

Gjithashtu po hetohet përdorimi i drogave të lehta dhe të forta brenda batalionit si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. Het Laatste Nieuws flet për një hetim të veçantë brenda zyrës së prokurorit federal.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Montreali: 18/04/2024 00:32

    Sado te drejte te keshe nuk mund te flitet me ate gjuhe ne televizion simbas meje Meta eshte ne depresion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?