Foto ilustruese

Skandal në azilin e Shkodrës, Avokati i Popullit: Gjetëm ilaçe të skaduara deri në 3 muaj! Mungon personeli

20 Shkurt 2023, 16:43| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 17:05

  • Share

SHKODËR- Në një raport të bërë, Avokati i Popullit ngre alarmin se të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër janë të rrezikuar nga ilaçet e skaduara. Rerport Tv, ka parë këtë raport, ku thuhet se në farmacinë e këtij institucioni janë gjetur ilaçe që ishin skaduar deri në 3 muaj më parë.

‘Grupi i punës konstatoi se në farmaci kishte disa ilace të cilat kishin skaduar rishtazi (deri në tre muaj më parë). Ky fakt ju bë me dije si mjekut ashtu dhe drejtuesit të institucionit të cilëve ju kërkua nisja e menjëhershme e procedurës për asgjësimin e tyre”, thuhet në raport e bërë në dhjetor 2022.

Ndërkohë, për shkak të krizëS, në raport evidentohet edhe se kuota ditore është e pamjaftueshme.

“Kuota ushqimore ishte në vlerën 360 lekë në ditë për çdo person që trajtohet në qendër4, e cila së fundmi ishte e pamjaftueshme për përfituesit për shkak edhe të ndryshimeve të reflektuara në çmimet e tregut dhe me inflacion galopant”, përfundon raporti.

Një tjetër problematikë në këtë shtëpi të të moshuarve është se nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, të domosdoshme për të ofruar shërbimet sipas standardeve të përkujdesit shoqëror, posaçërisht me kujdestarë me formim infermieri me kohë të plotë, pasi të moshuarit shfaqin probleme shëndetësore 

Në këto kushte Avokati i Popullit, bën 5 rekomandime.

“Marrjen e masave përkatëse për shtim në organikë të pozicionit të punës me kujdestarë, psikolog dhe mjek me kohë të plotë për të ofruar shërbim cilësor në shtëpinë të moshuar në Shkodër në funksion të jetesës së tyre me dinjitet e në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gëzuar plotësisht të drejtat e tyre themelore të sanksionuara në aktet ligjore e nënligjore fuqi.

Marrjen e masave të menjëhershme për fillimin e procedurës për asgjësimin e të gjitha medikamenteve të cilat ju ka kaluar afati i përdorimit dhe zëvendësimin e tyre me medikamente të reja. Marrjen e masave për shtesë në pagë sipas vështirësisë, për personelin që kujdeset për kategorinë e të moshuarve me probleme të shëndetit mendor.  Marrjen e masave për ngritjen e një qendre socio-sanitare, ku të trajtohen me përkujdesje të veçantë të moshuarit me probleme të rënda shëndetësore. Marrjen e masave të menjëhershme për larminë e ushqimit sipas produkteve të stinës, si dhe rritjen e kuotave ushqimore për të moshuarit”, thuhet në raport

Megjithatë, përtej problematike, në raport evidentohen edhe vlerësime, si pastërtia në ambiente apo një jetë sociale me aktivitete të ndryshme si ditëlindje, festa fetare, festat zyrtare.   

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avokari popullit gjithollogu: 21/02/2023 07:29

    O Avokat dhe ne USA perdoren medikamentet deri ne 6 muaj pas skadences dhe i ke ne shitje dhe ne farmaci!!

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/02/2023 17:30

    Kjo Reme Lala nga varet? E kontrollon njeri kete vajzen apo kane frike nga i ati qe bleu votat ne Diber?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?