Sport

Skandal në Brazil, nën akuzë trajneri për 42 abuzime seksuale

30 Prill 2018, 20:34| Përditesimi: 30 Prill 2018, 20:38

  • Share

Një tjetër skandal në botën e sportit. I fundit vjen nga Brazili, në një vend të zhvilluar sa u përket thuajse të gjitha disiplinave sportive. Pas 4 muajsh hetime, kanë dalë sot 42 akuza të forta për abuzime seksuale në sportin e gjimnastikës në Brazil.

Hetimet nisën pas një reportazhi të bërë nga një televizion brazilian, që sot kanë sjellë arrestimin e Carvalho Lopez, ish-trajnerin i kombëtares braziliane të gjimnastikës, i akuzuar për abuzime seksuale. Mësohet si Lopez ka abuzuar seksualisht me dhjetëra gjimnaste, përfshi edhe Petrix Barbosa, fituesin e medaljes së artë në Lojërat Pan-Amerikane në vitin 2011.

Hetimet kanë nisur më 16 janar të këtij viti, pas një deklarate të Barbosa, që e frymëzuar nga situata e njëjtë që ndodhi në Amerikë, vendosi të bashkëpunojë me televizionin brazilian, duke nxjerrë shumë abuzime ndaj saj.

Nga ajo ditë janë kontaktuar mbi 80 persona, shumica e të cilave gjimnaste dhe në 42 raste konfirmohet abuzimi që ka pasur Lopez me sportistët, që tashmë  është në pranga dhe do të dalë para gjykatës. “Bënte presion në çdo moment dhe më çonte në banjo për të kontrolluar organet e mia gjenitale, me arsyen për të parë zhvillimin tim”, ka thënë Barbosa.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?