Tifozët e Lech Poznan (Poloni) shpalosin banerin kundër Kosovës

Sport

Skandal në Champions League, tifozët polakë tregojnë mesazhin kundër Kosovës! Klubi serb i falenderon

7 Gusht, 13:34| Përditesimi: 7 Gusht, 13:39

  • Share

Mbrëmë në Poloni, në stadiumin e Poznan u zhvillua ndeshja mes Lech Poznan dhe Crvena zvezdës (1-3) në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Champions League.

Ekipi serb fitoi në fushë, por ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte një baner skandaloz që u shfaq nga tifozët e pranishëm.Tifozët polakë shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe flamurin serb.

Mediat në Serbi i thurën lavde këtij veprimi skandaloz, duke thënë se tifozët polakë e kanë fituar simpatinë e tyre me këtë veprim. Jo vetëm kaq, në kanalet e komunikimit, Crvena zvezda ka postuar një foto të banderolës dhe ka falenderuar tifozët e Lech Poznan.

Këto veprime skandaloze janë bërë të zakonshme sa herë që një skuadër serbe luan ndeshje ndërkombëtare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polaku: 07/08/2025 15:59

    Po polake jane ato ore cfare pret, njerez pa tru.

    Përgjigju
  • Tuku: 07/08/2025 14:05

    Na marçin te keqen, keta huligane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?