SARANDË - Do duhej të ishte një ndeshje përgatitore, por sfida mes Butrintit dhe Memaliajt ka degraduar në sherr që përfundoi me lojtarin e sarandiotëve në urgjencën e spitalit.
Trajneri i Butrintit, Neritan Novi është përleshur me lojtarin që drejton, Albi Selimaj. Shkak është bërë një konflikt mes tyre për minutazhin në fushë dhe lojtari së bashku me një të afërmin e tij janë përplasur me trajnerin në pushimin e ndeshjes. 22-vjeçari është konfliktuar me Novin, teksa më pas në ambientet e stadiumit "Andon Lapa" në sherr është përfshirë edhe drejtori i klubit dhe persona të tjerë.
Pas sherrit me trajnerin, Selimaj është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Një skandal i vërtetë në Sarandë, ku pikë së pari sporti është edukim për të gjithë.
Toke e djegur shqiperia, vetem gangsterat dhe horrat drejtojne vrasin e shkelin kedo!! As nuk ekziston shteti fare.
Përgjigju