Skandal në Gjykatën e Tiranës, Mimoza Kajo Brahimi përjashton kompaninë amerikane nga gjyqi për Duty Free në Rinas

20 Shkurt 2020, 09:11| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 20:11

  • Share

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet një betejë gjyqësore paralele për çështjen e ambienteve Duty Fre në Aeroportin e Rinasit. Beteja zhvillohet mes kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare gruan e Gjin Gjonit, Elona Çaushi dhe Tirana International Airport, që menaxhon Aeroportin e Rinasit. Kompania e Elona Çaushit ka humbur tenderin e TIA-së për menaxhimin e dyqaneve pa taksa në Rinas si dhe i ka mbaruar kontrata në 27 gusht 2019. Tenderin e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free, e cila ka lidhur një kontratë me TIA-n, për këto dyqane. Por, në gusht të vitit 2019, Mimoza Kajo-Brahimi, pranoi një padi të Elona Çaushit, që kjo e fundit të vijojë vijojë aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit, deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë. Me këtë sigurim padie, kompania e Elona Çaushit u paraqit tek Ministria e Financave për rinovimin e autorizimit për aktivitetin Duty Free. 

Brenda 24 orësh, Elton Haxhi, në atë kohë zëvendësministër i Financave, ia rinovoi licencën. Në fund të muajit shtator, Ministria e Financave, ia anuloi licencën ADFD. Por, gjyqtari në Gjykatën Administrative të Tiranës, Avni Sejdi, rrëzoi vendimin e dytë të ministrisë, duke vendosur në favor të gruas së Gjin Gjonit. Pas një takimi të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama, disa ditë më parë, erdhi edhe dorëheqja e Elton Haxhit. Ndërkaq, në Gjykatën e Tiranës, nën drejtimin e gjyqtares Mimoza Kajo Brahimi vijon gjyqi në themel për çështjen e zgjatjes së kontratës për kompaninë e Elona Çaushit. Gjatë seancës së ditës së sotme, kompania amerikane International Cruise Duty Free, që ika fituar tenderin dhe ka lidhur kontratën, i kërkoi që të legjitimohej si palë e tretë në këtë proces gjyqësor. 

Gjyqtarja Mimoza Kajo Brahimi vendosi të mos e pranojë kërkesën e kompanisë amerikane, me argumentin se nuk ka lidhje me çështjen mes TIA dhe ADFD-së se Elona Çaushit. Përfaqësuesit e kompanisë amerikane paraqitën kontratën me TIA-n për ambientet, por kontrata nuk u pranua nga gjyqtarja Mimoza Kajo Brahimi. Përfaqësuesit e kompanisë amerikane u larguan të indinjuar nga procesi. Sipas burimeve, amerikanët do të hartojnë një dosje me veprimet dhe shkeljet e gjyqtares Mimoza Kajo Brahimi, dosje të cilën do ta paraqesin në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organin bazë të Vetingut, i cili po verifikon aktualisht gjyqtaren e Tiranës për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Kujtojmë që, edhe gjatë vendimit në fillim të muajit gusht në favor të Elona Çaushit, Mimoza Kajo Brahimi nuk e njoftoi TIA-n në proces, mor mori vendimin për sigurimin e padisë me vetëm një palë dhe duke dëgjuar vetëm një variant, atë të ADFD.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sam: 19/06/2020 00:39

    Gjyqtarja Mimoza Kajo Brahimi duket se i ka lyer duart dhe turinjte mire e mire me “mjaltin” e Elona Caushit ,por kur keto dalin ne veting qajne;dhe une shtroj pyetjen:A ka aq dhoma burgimi te mjaftueshme per gjyqtare dhe prokurore te koruptuar,se eshte me mire ne burg per ta se ne liri kur do t’i peshtyjne njerezit rrugeve!

    Përgjigju
  • Po po: 20/02/2020 13:49

    Po po

    Përgjigju
  • Populli: 20/02/2020 12:25

    Keta jane bere nje tufe horrash qe zor ti shkulesh me rrenje..

    Përgjigju
  • Tomorri: 20/02/2020 11:41

    As ma ndien fare për këtë hajdut

    Përgjigju
  • Besnik: 20/02/2020 10:18

    Per cfare te shkoj populli qe te mbroje zullumet e ilir hajdutit e monikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?