Sergio Ramos

Skandal në Spanjë, Sergio Ramos rezultoi me doping! UEFA mbulon rastin

4 Janar, 15:03| Përditesimi: 4 Janar, 15:05

  • Share

Skandal i madh dopingu në Spanjë. CELAD (Agjencia Spanjolle Anti-doping), dyshohet se mbronte disa atletë që konsumonin substanca të ndaluara. Mes të preferuarve do të ishte Sergio Ramos. Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka hapur një hetim dhe ka kërkuar shpjegime urgjente në lidhje me disa kontrolle “të dyshimta” të bëra me kalimin e kohës nga CELAD, shkruan Relevo. Me kalimin e kohës, Ramos ka qenë vazhdimisht në fokus të kontrolleve anti-doping.

Sipas dokumenteve të konsultuara nga gjermanët e Der Spiegel, Sergio Ramos ka dështuar dy herë në testin antidoping, para finales së Champions League 2017, 4-1 Real-Juve, në Cardiff. Zyrtarët e UEFA-s dyshohet se e mbuluan rastin, megjithëse ishin të informuar për situatën e kapitenit të Real Madridit. Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, Ramos ka dështuar edhe në një provë në një ndeshje të La Ligës në prill 2017.

Sipas raportit, Ramos doli pozitiv për 'Dexamethasone', një substancë që mund të përdoret me kusht që UEFA të njoftohet paraprakisht. Protokolli ishte thyer nga 'Galaktikwt'. Me kalimin e kohës, Sergio Ramos hodhi poshtë çdo herë hipotezën sipas së cilës ishte dopuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?