Në foto pllaka përkujtimore dhe Ilaria Sula

Bota

Skandal në Universitetin e Salentos/ Hiqet fjala 'femicide' nga pllaka përkujtimore e Ilaria Sulas! Reagon ashpër familja

30 Maj, 18:47| Përditesimi: 30 Maj, 18:53

  • Share

Në një sallë të Universitetit të Salentos është dëmtuar një pllakë përkujtimore kushtuar Ilaria Sula, studentes 22-vjeçare e vrarë në Romë, për të cilën ish-i dashuri i saj, Mark Samson, ka rrëfyer autorësinë e krimit.

Nga pllaka, që i kushton vajzës një vend në sallë, është fshirë me stilolaps fjala "femicide".

Ngjarja është denoncuar në një postim në rrjetet sociale nga Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit, i cili ka shprehur "tronditje dhe dënim të ashpër" për atë që ka ndodhur në sallën Studium 6, raportohet në mediat italiane. 

Në fletën e vendosur pas karriges së rezervuar për vajzën shkruhej:

“Ky vend është i rezervuar për Ilaria Sula, e vrarë për shkak të femicidit. Sot edhe ajo duhej të ishte në leksion”.

Nga kjo frazë, fjala “femicid” ishte fshirë me një vijë të zezë stilolapsi. Një gjest që është kritikuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili deklaroi:

“Ofendon kujtimin e Ilaria Sulas dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe bie ndesh thellësisht me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë qytetare që frymëzojnë çdo ditë aktivitetet tona kërkimore, mësimore dhe të misionit të tretë. Kujtojmë se lufta kundër çdo forme të dhunës me bazë gjinore është për ne një angazhim konkret, jo vetëm teorik, dhe Departamenti – nëpërmjet të gjitha strukturave të tij do të vazhdojë të promovojë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë përmes iniciativave, studimeve dhe hapësirave për debat. DISUS rinovon angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave themelore dhe në ndërtimin e një komuniteti universitar gjithnjë e më të vëmendshëm, solidar dhe të lirë nga çdo formë diskriminimi.”

 “Kështu ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo. Më vjen keq për Ilarian, në këtë mënyrë po fyejnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo”, ka komentuar babai i saj, Flamur Sula. “Jam pa fjalë -tha babai Ilarias -fatkeqësisht në këtë botë ka edhe njerëz të tillë.”

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?