SLLOVAKI - Mundësi ruso-shqiptari Chermen Valiev u shpall kampion (9 prill) me ngjyrat e Shqipërisë në Kampionatin Europian që u mbajt në Bratislavë. Në finale Valiev mposhti rusin Zaurbek Sidakov, teksa momenti i dorëzimit të medaljeve ishte një skandal i vërtetë.
Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për kampionin shqiptar Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar.
Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë. Kujtojmë se në këtë event Rusia garoi si shtet neutral, pasi ky vend ka shumë kufizime pas sulmit që zgjat prej vitesh në Ukrainë.
Komente

e ju prish gjiza valievit. fiks tamam Putin qe e pergezonte yllin e Hockey Canadez keto dite dhe ai qe ja ktheu se po te kishte qene ne rusi kurre nuk do kishte pasur mundesite qe i dha kanadaja. cuni qe ishte fitimtar mund ti kishte dhene dhe gishtin e mesit tek e shihte qe largohej pasi kishte vjelle helm e vrer, se ajo tribune te jep shume force per ato minuta qe ngjitesh aty.
PërgjigjuFederata Shqiptare e Mundjes duhet te reagoje zyrtarisht dhe nuk duhet ta lere pa e ngritur kete problem. Kjo lloj sjellje nuk eshte aspak sportive dhe ai drejtues qe eshte sjelle ne kete menyre nuk e meriton ate pozicion ne Federaten Boterore te Mundjes. Duhet reagim, mos e leme vetem me nje artikull gazete!
PërgjigjuCne qe garon Rusia.
Përgjigju