Foto ilustruese

Skandal! Rrjedhin të dhënat e bankës zvicerane, fshehu llogaritë e kriminelëve, trafikantëve e politikanëve të korruptuar! Mes 30 mijë klientëve edhe shqiptarë

20 Shkurt 2022, 22:02| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 23:00

  • Share

Një tjetër skandal ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve pas “Panama Papers” dhe “WikiLealks” nga një prej bankave private më të mëdha në botë. Sipas “The Guardian” nga banka zvicerane Credit Suisse kanë rrjedhur llogaritë e 30 mijë klientëve të përfshirë në trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.

Të dhënat e 30 mijë klientëve të Credit Suisse në të gjithë botën janë tashmë të ekspozuara dhe demaskojnë përfituesit e më shumë se 100 miliardë frangave zvicerane (80 miliardë $) të mbajtura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës.

The Guardian zbuloi sesi Credit Suisse në mënyrë të përsëritur hapi ose mbante llogari bankare për një grup klientësh me rrezik të lartë në të gjithë botën.

Mes klientëve është një trafikant qeniesh njerëzore në Filipine, një bos bursash në Hong Kong si dhe shume të burgosur për korrupsion. Nuk mungon një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës së tij, një ylli I muzikës  pop nga Libani libanez dhe drejtuesit që plaçkitën kompaninë shtetërore të naftës të Venezuelës. Të dhënat kanë dalë për politikanë të korruptuar nga Egjipti në Ukrainë. Të dhenat flasin edhe për shqiptarët.

Si u zbulua?

 Skandali i të dhënave bankare u zbulua nga një sinjalizues anonim në gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung."

"Unë besoj se ligjet zvicerane të sekretit bankar janë imorale. Preteksti i mbrojtjes së privatësisë financiare është thjesht një kamuflim që mbulon rolin e turpshëm të bankave zvicerane si bashkëpunëtorë të evaziuesve fiskal.” tha burimi i sinjalizuesit në një deklaratë.

Nga ana tjetë në një reagim Credit Suisse ka kundërshtuar të gjitha pretendimet.

"Credit Suisse kundërshton me forcë pretendimet dhe konkluzionet në lidhje me praktikat e supozuara të biznesit të bankës," tha banka në një deklaratë, duke argumentuar se çështjet e zbuluara nga gazetarët bazohen në "informacione selektive të marra jashtë kontekstit, duke rezultuar në interpretime tendencioze të biznesit të bankës.”

Në hartën e publikuar të “The Guardian”, mbi Shqipërinë është vendosur një rreth, gjë që do të thotë se ka shqiptarë të cilët posedojnë llogari bankare në “Credit Suisse”. Deri më tani nuk është zbuluar asnjë emër shqiptari.

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të 30 mijë llogarive bankare, vjen në një kohë shumë të vështirë për “Credit Suisse”. Muajin e kaluar, ajo humbi kryetarin e sa, António Horta-Osório, pasi ai theu dy herë masat anti-COVID.

Këtë muaj, Credit Suisse u bë banka e parë zvicerane në historinë e vendit që u përball me akuza penale se ka ndihmuar në pastrimin e parave të ardhura nga tregtia e kokainës në emër të mafies bullgare.

Kjo vërtet që ishte një “goditje” për bankën, por pasojat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për një krizë të mundshme në Zvicër, e cila ka një nga ligjet më të fshehta bankare. Institucionet financiare zvicerane menaxhojnë rreth 6.3 trilion £ në asete, që pjesa më e madhe i përkasin klientëve të huaj.

“Operacioni i sekreteve Suisse” hedh një dritë të rrallë mbi një nga qendrat më të mëdha financiare në botë, e cila është mësuar të operojë në "hije". Projekti identifikon të dënuarit dhe personat që kanë pastruar paratë, pasi kanë pasur mundësi të hapnin llogari bankare, ose t'i mbanin ato të hapura për vite me radhë pas zbulimit të krimeve të tyre.

Pavlo Lazarenko, ish-kryeministër i Ukrainës.

Lazarenko u vlerësua më vonë nga Transparency International se kishte grabitur 200 milionë dollarë nga qeveria ukrainase, gjoja duke kërcënuar se do të dëmtonte bizneset nëse nuk i paguanin atij 50% të fitimeve të tyre. Ai u deklarua fajtor për pastrim parash në Zvicër në vitin 2000, dhe më vonë u padit në SHBA për korrupsion dhe u dënua me nëntë vjet burg në vitin 2006 në lidhje me ryshfetet e marra nga një biznesmen ukrainas.

Avokati i tij tha se këto dënime nuk kishin të bënin me vjedhjen e parave nga populli i Ukrainës. Lazarenko, i cili thuhet se jeton në Kaliforni, i ka rezistuar kthimit në vend, ku ende përballet me akuzat se vodhi 17 milionë dollarë. Avokati i tij tha se llogaritë e tij në Credit Suisse nuk ishin aksesuar për dy dekada dhe ishin ngrirë në lidhje me procedurat gjyqësore kundër tij.

Mbetet e paqartë pse Credit Suisse e lejoi Lazarenkon të hapte një llogari dhe të depozitonte shuma kaq të mëdha në radhë të parë, duke pasur parasysh prejardhjen e tij; para se të hynte në politikë, Lazarenko ishte një funksionar në krye të një ferme kolektive.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?