Familja Mbretërore është në qendër të mediave për të dytën herë brenda pak muajve. Fillimisht në media qarkulloi lajmi për një krisje të marrëdhënies mes çiftit Princ Leka dhe Elia Zaharia, të cilët së bashku kanë edhe një vajzë 3 vjeçare. Të dy shuan zërat që po qarkullonin, pasi konfirmuan se janë në proces divorci. Madje Princ Leka më pas konfirmoi edhe lidhjen e re me fotografen pranë familjes, Blerta Celibashin.
Pas kësaj, ditën e djeshme bëri bujë në media lajmi se Princ Leka u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai saj Gjegj Zaharia. Nga dëshmia që Princi ka dhënë në polici, ai ka shkuar më 5 mars në Pallatin Mbretëror për të takuar vajzën etij, kur është përballur me dhunë verable dhe më pas fizike nga ish-vjehrri. Sipas Lekës, dhunës fizike i është bashkuar edhe Elia Zahria, moment ky që dallohet edhe një video të publikuar nga Report Tv të përplasjes mes tyre.
Gjykata sot ka miratuar urdhërmbrojtje për të dy. Tashmë, Princ Leka dhe Elia Zaharia duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri, ndërsa Princ Leka do ta vizitojë vajzën e tij 3 vjeçare vetëm në prani të dados.
Si për koincidence skandali që përfshiu familjen mbretërore vjen ekzaktësisht 100 vjet pasi gjyshi i princit, Ahmet Zogu u plagos në Parlament.
Më 23 shkurt 1924, aso kohe kryeministër, Ahmet Zogu u qëllua tre herë me pistoletë nga Valter Beqiri. Atentatori nga Mati, i ndjekur nga rojet futet në WC-në e Parlamentit. Krismat dhe gjaku në sallën e Parlamentit krijojnë një situatë të tensionuar, e cila qetësohet nga vetë kryeministri Zog, që mes thirrjeve dhe zhurmës të të pranishmëve, lidh krahun e gjakosur dhe ulet në një nga karriget e para të sallës. E ndërsa ende nga krahu i dilte gjak, ai i drejtohet kryetarit të seancës me fjalët: “Vazhdoni seancën, unë nuk kam asgjë”.
Ndërkohë, i biri i Ahmet Zogut, Leka zuri faqet e para të gazetave në vitin 1997. Fillimisht udhëhoqi përkrahësit e Monarkisë drejt referendumit për formën e qeverisjes në 29 qershor dhe 11 korrik. Por pasi humbi referendumin udhëhoqi një kryengritje. Pamjet filmike të tij, i veshur me uniformë ushtarake dhe armë në dorë bënë xhiron e botës. Pak kohë më vonë u largua nga vendi për tu rikthyer përfundimisht në qershor 2002.
Së fundmi nipi i Ahmet Zogut, Princi i cili mori vëmendjen e mediave pas kallëzimit të ngritur në polici se u dhunua nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj.
Familje palacosh
Përgjigju